Projektet

Projekti “EPIC – Employability & Private businesses Incubator Centre” (Qendra e Punësimit dhe e Inkubatorit të bizneseve Private)

Orientim Profesional dhe per Karrierën. Trajnim mbi nxitjen e punësimit dhe metodologjitë e inkubimit të bizneseve. Projekti po zbatohet në Prishtinë, Ferizaj dhe Gjakovë (Kosovë).

Financuar nga: EU-CELIM, Kosovë


Vlerësimi i nxënësve përmes qasjes së kurrikulës bazuar në kompetenca, në arsimin parauniversitar.

CCS koordonon veprimtarite qe zhvillojne ekspertët e IZHA në bashkëpunim të ngjushtë me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) për vlerësimin e bazuar në kompetenca,

Financuar nga: KulturKontakt Austria


Zhvillimi i Kurrikulës Kombëtare Mekatronike (dhe profileve përkatëse të kualifikimit) për sistemin e arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri

Qendra për Aftësi Konkurruese (QAK) po mbështet analizen e tregut në fushën mekatronike dhe zhvillimin e kualifikimit dhe skelet kurrikulave që do të zbatohen në sistemin shqiptar të AFP-së. Projekti po zhvillohet në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Krujë (Shqipëri).

Financuar nga: GIZ Albania


Ofrimi i Trajnimit për 200 Mësues dhe Instruktorë të Ofruesve Publikë të AFP-së – “Didaktika në AFP”

Kordinimi  i trajnimit 24-ditor për rreth 200 mësimdhënës dhe instruktorë të AFP-së, bazuar në programin e miratuar: “Programi i Trajnimit Pedagogjik i Mësuesve dhe Instruktorëve të AFP-së në Shqipëri”.

Financuar nga: GIZ Albania

Programi i trajnimit për angazhimin e grupeve të të papunëve në sektorin e mikpritjes dhe turizmit.

Trajnimi i grave, të rinjve të papunë dhe vulnerabël, personave në varfëri në rajonet rurale të Tropojës, për orientim në karrierë në sektorin e mikpritjes dhe turizmit.

Financuar nga: Mary Ward Loreto Foundation


Përdorimi i platformave sociale për shkembimin e materialeve të mësimore dhe mediave didaktike

Përdorimi i platformave sociale nga mesuesit dhe instruktoret e AFP-së për arsye didaktike konsiderohet një instrument i lehtë, i shpejtë, efektiv dhe i lirë. Shpërndarja e materialeve mes mësuesve/instruktorëve të të njëjtit profil/lënde/moduli dhe kontributi në plotësimin e hendekut të krijuar nga mungesa e teksteve shkollore dhe materialeve të tjera mbështetëse.

Financuar nga: ETF

Dosja e mësimit si një mjet për të mbështetur dhe matur arritjen e të mësuarit të bazuar në kompetenca në Arsimin eParauniversita 

Koordinimi i procesit te Trajnimit te ekspertëve te Drejtorive Arsimore Rajonale (DAR), drejtorëve të shkollave dhe mësuesve të zgjedhur për pilotimin e kurrikulave të reja shkollore.

Financuar nga: KulturKontakt Austria


Studimi mbi Teknologjinë e Automatizimit

Kryerja e një studimi të tregut të punës për të vlerësuar nevojat e kompanive për punëtorët/personelin e kualifikuar në fushën e teknologjisë së automatizimit.

Financuar nga: GIZ Albania