Zbatimi i protokollit COVID-19 nё higjienën dhe sigurinë ushqimore në bujtina, hotele, ferma dhe agroturizёm

Zbatimi i protokollit COVID-19 nё higjienën dhe sigurinë ushqimore në bujtina, hotele, ferma dhe agroturizёm

Zhvillimi dhe ofrimi i programit të trajnimit në vendin e punës, për zbatimin e Protokollit të Covid-19 nё higjienën dhe sigurinë ushqimore, për rreth 600 persona, në 228 biznese (hotele, bujtina, agroturizëm dhe ferma) në zonat rurale. Financuar nga Bashkёpunimi Gjerman pёr Zhvillim GIZ, Programi pёr Zhvillimin e Qendrueshёm Rural, SRD.

Kjo mbështetje synon garantimin e sigurisё sё klientit nё lidhje me zbatimin e protokollit COVID-19 dhe u realizua nga ekspertë tё shquar tё sigurisё ushqimore, higjienës dhe shëndetit, nё bashkёpunim me Institutin e Shёndetit Publik.

Trajnimet janë zhvilluar me bizneset nё qarkun Shkoder, Dibёr, Durres, Tirane dhe Vlorё si dhe bizneset ne rajonet e tjera te vendit.

Video e animuar e krijuar nё kuadër të projektit “Zbatimi i protokollit COVID-19 nё higjienën dhe sigurinë ushqimore në bujtina, hotele, ferma dhe agroturizёm”, financuar nga Bashkёpunimi Gjerman pёr Zhvillim GIZ, Programi pёr Zhvillimin e Qëndrueshёm Rural, Sustainable Rural Development. Mbështetja e bizneseve me moton “Biznese të sigurta, Klientë të lumtur”.

Manual për menaxhimin e situatave epidemiologjike në strukturat akomoduese. Viruset respiratore