Aftësitë digjitale të rrjetit profesional të mësuesve

Aftësitë digjitale të rrjetit profesional të mësuesve

Zhvillimi i aftësive të drejtuesve të rrjetit profesional të mësuesve (arsimi i mesëm i ulët) për përdorimin e platformave digjitale të komunikimit

Periudha: 07/2022 – 12/2022

Financuesi: OeAD Austria

Popullata e synuar me ndikim të drejtpërdrejtë:

  • 8 ekspertë/trajnerë, përgjegjës për IT dhe arsimin;
  • 379 drejtues të rrjetit profesional;
  • 42 ekspertë, përfaqësues nga LOPU, përgjegjës për zbatimin e kurrikulave në nivel vendor.

Popullata e synuar me ndikim indirekt:

  • 8500 mësues të arsimit të mesëm të ulët.

Rezultatet e arritura:

  • Rrjeti profesional i trajnuar ka përfunduar vlerësimin dhe raportin e vlerësimit për përdorimin e platformave digjitale si mundësi komunikimi.
  • Rrjetet profesionale të mësuesve janë forcuar në komunikimin digjital dhe funksionimin në arsimin e detyruar.
  • 379 rrjete profesionale (gjithsej 8500 mësues), në 42 zyra arsimore lokale janë trajnuar dhe kanë përdorur platformat Zoom dhe Google Classroom
  • Është krijuar platforma e komunikimit digjital për çdo rrjet