Trajnim në vendin e punës – Punë në Hotel

Trajnim në vendin e punës – Punë në Hotel

Periudha: 05/2022 – 07/2023

Financuesi: DIMAK program, GIZ Albania – Programme Migration for Development (PME)

Emigrantët e rikthyer dhe grupet e tjera vulnerabël në krahasim me popullsinë e përgjithshme e kanë më të vështirë të përshtaten me kërkesat e tregut të punës në Shqipëri, sepse u mungojnë shumë nga kualifikimet dhe ekspertiza e nevojshme arsimore dhe profesionale. Së bashku me vështirësitë për t’u përshtatur me tregun e punës, emigrantët e kthyer përballen me shqetësime psikosociale në procesin e ciklit të ri-integrimit dhe kjo situatë e ngarkon shëndetin mendor të këtij grupi vulnerabël. Në mënyrë që të integrohen lehtësisht, ata duhet të marrin këshilla për karrierë dhe të marrin pjesë në orientimin e karrierës dhe trajnimin në vendin e punës për t’u fuqizuar me aftësi, për të krijuar besim dhe për t’u mundësuar të punësohen dhe të gjenerojnë të ardhura. Prandaj, do të merren masa specifike për nxitjen e punësimit dhe ndihmës psiko-sociale të emigrantëve të kthyer për të mundësuar riintegrimin e tyre në shoqërinë dhe ekonominë shqiptare.

Qëllimi ynë është të ndihmojmë emigrantët e kthyer dhe grupet e margjinalizuara të:

  • zhvillojnë aftësi teknike në industrinë e mikpritjes si dhe aftësi të buta për t’u ri-integruar në tregun e punës
  • rrisin aksesin e tyre ndaj informacionit dhe rrjedhimisht mundësitë e punësimit në sektorin e mikpritjes dhe më gjerë
  • t’i fuqizojë ata me aftësi praktike të punësimit të fituara gjatë praktikës.

Ne synojmë ofrimin e këshillimit dhe kryerjen e orientimit dhe trajnimit në karrierë për deri në 240 emigrantë të kthyer dhe individë të margjinalizuar (të angazhuar si praktikantë) bazuar në paketën didaktike për katër departamente hotelerie (1. organizimi i përgjithshëm hotelier, 2. restorant/ bar, 3. housekeeping dhe 4. kuzhinë).