Trajnim në vendin e punës – bujqësi dhe turizëm

Trajnim në vendin e punës – bujqësi dhe turizëm

Trajnim në vendin e punës në sektorët e bujqësisë dhe turizmit

Periudha: 12/2021 – 11/2022

Financuesi: PEM-Consulting Group – SRD – GIZ Albania

Objektivi i përgjithshëm i programit SRD është të realizojë potencialin e turizmit të qëndrueshëm rural për të përmirësuar konkurrencën e bujqësisë dhe për të diversifikuar ekonominë rurale dhe për të rritur kapacitetet e palëve të interesuara në zhvillimin rural.

Programi do të kontribuojë në nxitjen e punësimit në sektorin bujqësor dhe aktivitetet jobujqësore në zonat rurale duke u fokusuar në parimet dhe instrumentet e politikës së përbashkët bujqësore të BE-së për zhvillimin rural.

Programi SRD po mbështet zhvillimin e produkteve të ndryshme turistike në tre qarqe (qarku Vlorë, Shkodër dhe Dibër). Për më tepër, SRD po mbështet zhvillimin e një sektori të ri në Shqipëri, agroturizmit, si një produkt i ri turistik.

SRD po mbështet edhe sektorin e bujqësisë në Shqipëri. Fokusi është në 4 zinxhirë vlerash: Frutat, perimet, bimët mjekësore dhe aromatike dhe produktet e qumështit. Vëmendje e veçantë i kushtohet të rinjve dhe përfshirjes së tyre në sektorin e bujqësisë, duke ofruar perspektivë më të mirë për punësimin e tyre në këtë sektor.

CCS përgatiti metodologjinë e trajnimeve dhe realizoi zbatimin e paketës së trajnimit në punë.

Arritëm me sukses trajnimin në vendin e punës të:

Grupi i synuar A = persona të punësuar

  • Në 30 hotele në tre qarqet Shkodër, Vlorë dhe Dibër, me deri në 8 pjesëmarrës për hotel, gjithsej 240 pjesëmarrës.
  • Në 20 biznese të agroindustrisë në 4 zinxhirë vlerash, me deri në 9 pjesëmarrës për çdo agrobiznes/ndërmarrje bujqësore = deri në 180 pjesëmarrës

Pra, gjithsej 420 persona tashmë të punësuar

Grupi i synuar B = personat e papunë

  • Të sapo diplomuarit me përvojë bujqësore dhe/ose turizmi (viti i fundit i shkollave të AFP-së bujqësore ose universiteteve bujqësore ose njerëz të trajnuar në institucione trajnimi)
  • Persona të papunë (persona me përvojë të mëparshme pune si dhe me pak ose aspak përvojë, të kthyer)

Në total, 200 persona të papunë