Thirrje Interesi për blerjen e pajisjeve elektronike

Thirrje Interesi për blerjen e pajisjeve elektronike

Kodi i referencës: CCS-IT-1

Qendra për Aftësi Konkurruese (anglisht: Centre for Competitive Skills), shpall thirrjen e tenderit për produktet ushqimore të nevojshme, si më poshtë:

Blerje e pajisjeve elektronike, më konkretisht PC All-in-one, mouse dhe tastierë

Procedurat e aplikimit:

Aplikimet duhet të jenë në shqip dhe të përmbajnë ofertën financiare. Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë aplikimet e tyre në adresën e emailit: info@competitiveskills.org, ose pranë zyrave të organizatës, ku oferta të jetë e vendosur në një zarf të mbyllur, ku të specifikohet:

  1. Emri i aplikantit të interesuar
  2. Adresa e aplikantit të interesuar;
  3. Kodi i referencës për procedurën e sipër-përmendur të tenderit
  4. Fjalët “Mos të hapet përpara fazës së hapjes së ofertave të tenderit”

në adresën e mëposhtme:

QENDRA PËR AFTËSI KONKURRUESE

Adresa: Rruga “Sulejman Pasha”, pallati 70/1, kati 2, Tiranë, Shqipëri

Aplikimet pranohen deri më 03.02.2023, brenda orës 09:00. Do të shqyrtohen vetëm aplikimet që mbërrijnë brenda këtij afati.

Për më shumë informacion mbi dosjen e plotë të tenderit si dhe kërkesave dhe afateve të kohëzgjatjes së kontratës, referojuni Termave të Referencës së publikuar këtu në website, apo kërkoni një informacion më të plotë rreth dosjes së tenderit në adresën elektronike në vijim: info@competitiveskills.org.