Qendra për Aftësi Konkurruese (Center for Competitive Skills – CCS), në partneritet me Bashkinë Tiranë, do të zbatojë projektin “Bazat për sukses” gjatë një periudhe 15-mujore, duke synuar përmirësimin e aftësive bazë të grupeve vulnerabël në Tiranë dhe Shkodër. Projekti fokusohet në zhvillimin e aftësive në lexim, matematikë dhe teknologji digjitale, duke u shoqëruar me mbështetje psiko-sociale dhe orientim në karrierë.
Bazat për Sukses: Fuqizimi i të rriturve përmes aftësive bazë zbatuar nga Qendra për Aftësi Konkurruese në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë është në kuadër të projektit BE për Përfshirjen në Tregun e Punës financuar nga Bashkimi Evropian dhe që zbatohet nga PNUD Shqipëri, Zyra Publike Suedeze e Punësimit dhe Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FSHDPAK) në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.
Qëllimi i projektit
Të fuqizojë individët që përballen me vështirësi për të hyrë në tregun e punës, duke u ofruar atyre trajnime të përshtatura për zhvillimin e aftësive bazë dhe mbështetje për përfshirje të mëtejshme në arsim, formim profesional dhe punësim.
Periudha: Mars 2025 – Maj 2026 (15 muaj)
Grupet që përfitojnë nga projekti
Numri i përfituesve: 200 persona (140 në Tiranë dhe 60 në Shkodër)
Çfarë ofron projekti?
Rezultatet e pritshme
Pse është i rëndësishëm ky projekt?
Shqipëria po përballet me një nivel të lartë të të rinjve jashtë arsimit dhe punës. Ky projekt adreson drejtpërdrejt mungesën e aftësive bazë, vetëbesimit dhe orientimit për një të ardhme më të sigurt profesionale. Ai gjithashtu krijon ura bashkëpunimi ndërmjet institucioneve lokale dhe qendrore, me qëllim ndërtimin e një modeli të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm për komunitetet në nevojë.
Si do të realizohet?
Zbatimi i projektit do të zhvillohet në tre cikle trajnimi, secili me kohëzgjatje tre-katër muaj. Pjesëmarrësit do të ndahen në grupe të vogla prej 10-14 personash (rreth 6 grupe/cikël), duke mundësuar një proces mësimor më të fokusuar dhe të përshtatur sipas nevojave individuale. Trajnimet, bazuar në programin SCUL, do të mbahen tri herë në javë në hapësira komunitare në Tiranë dhe Shkodër, duke ofruar një mjedis të aksesueshëm dhe përfshirës. Për të forcuar procesin e të nxënit dhe për të rritur fleksibilitetin, trajnimet do të plotësohen me mësim në distancë përmes platformës digjitale SchoolMe, e cila u mundëson pjesëmarrësve të vazhdojnë zhvillimin e tyre edhe jashtë orareve të trajnimit.
Çdo përfitues do të vlerësohet fillimisht për të përcaktuar nivelin e tij në lexim, matematikë dhe teknologji, dhe më pas do të ndjekë një program të përshtatur sipas nevojave të tij. Paralelisht, do të ofrohen seanca këshillimi psiko-social dhe orientimi në karrierë, të udhëhequra nga psikologë dhe mentorë të trajnuar, për të adresuar barrierat emocionale dhe për të ndihmuar pjesëmarrësit të ndërtojnë një plan real drejt shkollimit ose punësimit.
Kjo qasje synon jo vetëm të përmirësojë punësueshmërinë dhe përfshirjen sociale të përfituesve, por edhe të forcojë kapacitetet e institucioneve vendore dhe qendrore për të mbështetur këto grupe në mënyrë të qëndrueshme dhe të përsëritshme.