Plani i Zhvillimit të Shkollave AFP

Plani i Zhvillimit të Shkollave AFP

Plani i Zhvillimit të Shkollës: Shkolla “Beqir Cela”, Durrës dhe Shkolla “Karl Gega”, Tiranë

Financuesi: GIZ – ProSEED           

Periudha: 03/2023 – 03/2024

Ne do të mbështesim dy shkollat profesionale në përpjekjet e tyre për të shkruar dhe aplikuar për projektet e KfW-së.

Shërbimet tona kryesore përfshijnë identifikimin e potencialit, nevojave dhe sfidave të shkollave që kanë të bëjnë me kurrikulën, infrastrukturën dhe burimet njerëzore, për të përmirësuar cilësinë e kualifikimit dhe për të harmonizuar rezultatet e mësimdhënies dhe të nxënit me kërkesat e tregut të punës.

Ne do të ofrojmë shërbime kyçe për të mbështetur zhvillimin e shkollave të AFP-së, duke përfshirë:

  • Përgatitjen e një Plani Zhvillimor të Shkollës për çdo shkollë, me fokus të veçantë në digjitalizimin dhe qëndrueshmërinë (aftësitë e gjelbra).
  • Vlerësimi i problemeve, potencialeve dhe nevojave në aspektin e kurrikulës, infrastrukturës dhe burimeve njerëzore.
  • Identifikimi i mundësive për përmirësim dhe përafrim me kërkesat e tregut të punës.
  • Sigurimi i projekt propozimeve dhe dokumentacionit mbështetës për të ndihmuar shkollat në aplikimin në KfW.
  • Ngritja e kapaciteteve për mësuesit dhe stafin me qëllim përmirësimin e rezultateve të mësimdhënies dhe të nxënit dhe përmirësimin e cilësisë së kualifikimeve.
  • Monitorimi dhe vlerësimi i vazhdueshëm për të siguruar suksesin dhe qëndrueshmërinë e shkollave.