Rishikimi i Kurrikulave të Arsimit Profesional dhe Trajnimi i mësuesve për aftësitë digjitale dhe të gjelbra

Rishikimi i Kurrikulave të Arsimit Profesional dhe Trajnimi i mësuesve për aftësitë digjitale dhe të gjelbra

Financuar nga: GIZ ProSEED 2.0 – Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, promovimi i punësimit dhe Arsimit Profesional

Periudha e Zbatimit: 08/2023 – 03/2025

Situata aktuale në Shqipëri, e cila po kalon reforma ekonomike dhe kërkon integrimin në BE, përballet me sfida për shkak të ekonomisë së pazhvilluar, pandemisë Covid-19, luftës në Ukrainë dhe ndryshimeve klimatike. Kalimi drejt ekonomive më të gjelbra dhe më të qëndrueshme është jetik, dhe Marrëveshja e Gjelbër e BE-së edhe “Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor” ofrojnë korniza për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Tranzicioni binjak i rritjes së gjelbër dhe transformimit digjital mund të adresojë sfidat mjedisore ndërkohë që promovon zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës.

Si pjesë e këtij tranzicioni, ProSEED 2.0 synon të integrojë elementë të gjelbër dhe digjital në masat për kualifikimin dhe integrimin e punëkërkuesve në tregun e punës. Fokusi është në zhvillimin e kompetencave, ngritjen e vetëdijësimit për sjellje të qëndrueshme dhe modernizimin e përmbajtjes së kualifikimeve. Përmes integrimit të elementëve të gjelbër dhe dixhital në kualifikime dhe trajnimin profesional, rritjes së konkurrueshmërisë së NMVM-ve, stabilizimit të punësimit dhe forcimit të ministrive përkatëse kombëtare, programi synon të adresojë nevojat në zhvillim të tregut të punës.

Për të arritur objektivat e saj, Qendra për Aftësi Konkurruese kreu studime të kërkesës, rishikoi dhe zhvilloi kurrikula profesionale me elementë të gjelbër dhe dixhital dhe ka për qëllim të zbatojë trajnime mësuesish. Me fokus në katër sektorë kryesor—energji, ndërtim, hoteleri-turizëm, bujqësi—programi synon të pilotojë programe trajnimi të modernizuara për të përfshirë elementë të qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit. Duke përmirësuar njohuritë teorike dhe aftësitë praktike, duke u përshtatur me tendencat sektoriale në rritje dhe duke u fokusuar në rajonet me përqendrim të sektorëve, programi kërkon të përballet me sfidat e një ekonomie në tranzicion, duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm, krijimin e vendeve të punës dhe përfshirjen sociale në Shqipëri.

Objektivat kyçe të këtij programi janë:

  • Hartimi i studimeve të kërkesës për aftësi me fokus në aftësitë e reja të shoqërisë, veçanërisht në elementët e gjelbër dhe dixhital, të përgatitura për katër sektorë të ndryshëm: Sektori i Energjisë, Sektori i Ndërtimit, Sektori i Hoteleri-Turizmit, Sektori i Bujqësisë
  • Pilotimi i 10 kurrikulave të kualifikimit profesional si pjesë e programeve të trajnimit të modernizuar, duke përfshirë elementë të qëndrueshmërisë dhe dixhitalizimit
  • Trajnimi i një totali prej 120 mësuesve/instruktorëve mbi përmbajtjen e kurrikulave të përditësuara, duke integruar elementët e gjelbër dhe dixhital në praktikat e tyre mësimore
  • Nga të diplomuarit që kanë përfunduar masat e kualifikimit profesional të modernizuar, 1,100 individë do të kenë siguruar me sukses punësimin ose do të bëhen të vetëpunësuar. Ndër ta, 450 do të jenë gra dhe 220 emigrantë të rikthyer.