Kampi dhe fundjavat e aftësive

Kampi dhe fundjavat e aftësive

Rritja e aftësive të adoleshentëve me performancë të ulët për integrimin e tyre në arsimin profesional dhe punësim

Periudha: 07/2022 – 07/2023

Financuesi: UNICEF Albania

Për pjesën e parë të projektit u arrit me sukses ngritja e dy kampeve “Boosting Skills” në Tiranë dhe Korçë, duke mirëpritur secili për një periudhë prej dy javësh rreth 120 nxënës me performancë të ulët që sapo kishin përfunduar klasën e 9-të. Përzgjedhja e nxënësve u krye në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sportit.

Programet u menduan të organizohen si kampe verore, ku nxënësit përfituan çdo ditë, nga ora 08:00 deri në orën 14:00, nga një program inovativ i hartuar nga ekspertët më të mirë të fushës, që i pajisi nxënësit me aftësitë e shekullit të 21të, si mendimi kritik, bashkëpunimi, komunikimi, teknologjia e informacionit, etj., duke integruar mësimin praktik në lëndët matematikë, anglisht, shqip dhe aftësitë digjitale me aktivitete argëtuese në kamp. Programi përfshiu aktivitete të tilla si mësimi i matematikës përmes përgatitjes së një buxheti për drekë ose përgatitjes së sapunit, aftësive gjuhësore përmes kërkimit të informacionit, shkrimit të emaileve ose dokumenteve, mësimi i aftësive të gjelbra përmes ushqimit të shëndetshëm, ditëve të biçikletës ose ditëve mjedisore, etj.

Për pjesën e dytë, rreth 1100 nxënës të klasave të 10-ta në AFP nga 7 qarqe të Shqipërisë ndoqën programin “Fundjavat e Aftësive” gjatë gjithë vitit akademik, ku rreth 600 prej tyre morën pjesë në program në mënyrë konsistente. Përzgjedhja e nxënësve u krye në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, dhe shkollat e AFP-së. Ky program ndoqi të njëjtin parim si më sipër, por u përshtat me nevojat e këtij objektivi specifik. Ky program shërben si një model që mund të ndiqet në të gjitha shkollat dhe me një numër më të madh nxënësish.