Thirrje për Oferta: Furnizimin i Materialeve Të Kancelarisë Dhe Materialeve Të Trajnimit

Thirrje për Oferta: Furnizimin i Materialeve Të Kancelarisë Dhe Materialeve Të Trajnimit

Qendra për Aftësi Konkurruese (CCS) fton operatorët ekonomikë të kualifikuar të paraqesin oferta përfurnizimin me materiale kancelarie, materiale të printuara, materiale trajnimi dhe furnizimeve të tjera të ngjashme, në kuadër të projektit: “Building Skills, Shaping Futures – On the Path to EU Integration” Referenca: EuropeAid/183647/ID/ACT/AL

Procedura e prokurimit zhvillohet si Tender i Hapur. Kontrata do të zbatohet mbi bazën e çmimeve për njësi, me furnizimet që do të kërkohen dhe dorëzohen në përputhje me nevojat faktike dhe planin e aktiviteteve të Autoritetit Kontraktor.

Operatorët ekonomikë të interesuar ftohen të konsultojnë Dosjen e plotë të Tenderit bashkëlidhur këtij njoftimi, e cila përfshin Udhëzimet për Ofertuesit, Draft Kontratën e Shërbimit, Termat e Referencës, formularin e Organizimit & Metodologjisë, modelin e Ofertës Financiare/Buxhetit, Deklaratën e Nderit dhe Formularin e Dorëzimit të Ofertës.

Afati për dorëzimin e ofertave:

29 shtator 2026, ora 16:30

Ofertat mund të dorëzohen:

– elektronikisht, në përputhje me kërkesat për dorëzim të përcaktuara në Dosjen e Tenderit, në adresën info@competitiveskills.org; ose

– në kopje fizike, dorazi, me postë të regjistruar ose me shërbim korrieri në adresën:

Qendra për Aftësi Konkurruese (CCS)

Rr. “Shyqyri Bërxolli”, Pallati “Aurora”

Kati 7, Apartamenti nr. 28

Tiranë, Shqipëri

Të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar duhet të shqyrtojnë me kujdes Dosjen e plotë të Tenderit dhe kërkesat për dorëzim përpara paraqitjes së ofertës.

Procedura e plotë e tenderit dhe të gjitha dokumentet përkatëse gjendet në link-un në vijim:

https://competitiveskills.org/downloads/Tender-Dossier-Stationary-092026.rar