THIRRJE PËR APLIKIM: Koordinator Projekti dhe Koordinator për Mentorimin dhe Mbështetjen e Shkollave

THIRRJE PËR APLIKIM: Koordinator Projekti dhe Koordinator për Mentorimin dhe Mbështetjen e Shkollave

Qendra për Aftësi Konkurruese (CCS) kërkon një person me kohë të plotë, me vend pune në Tiranë, që do të ushtrojë të dy funksionet në kuadër të aktiviteteve të mentorimit dhe mbështetjes së shkollave, në bashkëpunim me UNICEF-in., si dhe projektit Job Club, në bashkëpunim me PNUD Shqipëri.

Personi i përzgjedhur do të koordinojë planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e aktiviteteve, do të ndjekë arritjen e objektivave dhe do të bashkërendojë punën me mësuesit, psikologët, punonjësit socialë dhe mentorët. Pozicioni kërkon udhëtime në Tiranë, Shkodër dhe në shkollat e bashkitë e caktuara.

Kërkesat kryesore

  • Diplomë universitare në një fushë relevante;
  • Të paktën 3 vjet përvojë profesionale, përfshirë koordinimin ose zbatimin e projekteve;
  • Aftësi të mira planifikimi, komunikimi, monitorimi dhe raportimi;
  • Njohuri shumë të mira të shqipes, njohuri të mira të anglishtes dhe të mjeteve kompjuterike;
  • Gatishmëri për punë në ekip dhe udhëtime të rregullta.

Si të aplikoni

Dërgoni CV-në dhe letrën e motivimit, së bashku me dokumente mbështetëse sipas rastit, në info@competitiveskills.org, me subjekt: “Aplikim – Koordinator projekti dhe mentorimi”, ose dorëzojini fizikisht pranë zyrës së Qendrës për Aftësi Konkurruese, në adresën: Rruga “Shyqyri Bërxolli”, Pallati Aurora, Kati 7, Ap. 28, Tiranë, Shqipëri.

Afati i aplikimit: 18 Shtator 2026, ora 17:00.

Thirrja është e hapur për kandidatë të brendshëm dhe të jashtëm. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen për intervistë.

Për detyrat, kriteret, kushtet e angazhimit dhe procedurën e përzgjedhjes, konsultoni Termat e Referencës më poshtë.