Thirrje për Oferta: Ofrimi i Shërbimeve të Akomodimit për Aktivitetet e Projektit – 6 Lote

Thirrje për Oferta: Ofrimi i Shërbimeve të Akomodimit për Aktivitetet e Projektit – 6 Lote

Qendra për Aftësi Konkurruese (CCS) fton operatorët ekonomikë të kualifikuar të paraqesin oferta për ofrimin e shërbimeve të akomodimit për pjesëmarrësit, ekspertët dhe persona të tjerë të përfshirë në aktivitetet e projektit , në kuadër të projektit: “Building Skills, Shaping Futures – On the Path to EU Integration” Referenca: EuropeAid/183647/ID/ACT/AL

Procedura e prokurimit organizohet si Tender i Hapur dhe është e ndarë në gjashtë (6) lote, që mbulojnë zona të ndryshme të Shqipërisë. Operatorët ekonomikë mund të paraqesin ofertë për një, disa ose të gjitha lotet, me kusht që të përmbushin kërkesat përkatëse.

Operatorët ekonomikë të interesuar ftohen të konsultojnë Dosjen e plotë të Tenderit bashkëlidhur këtij njoftimi, e cila përfshin Udhëzimet për Ofertuesit, Draft Kontratën e Shërbimit, Termat e Referencës, formularin e Organizimit & Metodologjisë, modelin e Ofertës Financiare/Buxhetit, Deklaratën e Nderit dhe Formularin e Dorëzimit të Ofertës.

Afati për dorëzimin e ofertave:

30 shtator 2026, ora 16:30

Ofertat mund të dorëzohen:

– elektronikisht, në përputhje me kërkesat për dorëzim të përcaktuara në Dosjen e Tenderit, në adresën info@competitiveskills.org; ose

– në kopje fizike, dorazi, me postë të regjistruar ose me shërbim korrieri në adresën:

Qendra për Aftësi Konkurruese (CCS)

Rr. “Shyqyri Bërxolli”, Pallati “Aurora”

Kati 7, Apartamenti nr. 28

Tiranë, Shqipëri

Të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar duhet të shqyrtojnë me kujdes Dosjen e plotë të Tenderit dhe kërkesat për dorëzim përpara paraqitjes së ofertës.

Procedura e plotë e tenderit dhe të gjitha dokumentet përkatëse gjenden në linkun në vijim:

https://competitiveskills.org/downloads/Tender-Dossier-Accom-092026.rar