Zbatimi i Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm dhe nxitja e të nxënit socio-emocional në shkollat e e arsimit profesional për parandalimin e braktisjes së shkollës
Financuar nga: UNICEF Shqipëri
Periudha e Zbatimit: 02/2023 – 02/2025
Për herë të parë në 14 shkolla të mesme profesionale në Shqipëri, Sistemi i Paralajmërimit të Hershëm synon të adresojë parandalimin e braktisjes së shkollës në një mënyrë të strukturuar dhe të matshme. Objektivi ynë është i dyfishtë – reduktimi në mënyrë të ndjeshme i normave të braktisjes duke identifikuar nxënësit në rrezik përmes Sistemit të Paralajmërimit të Herëshëm dhe kultivimi i një mjedisi mbështetës mësimor që nxit aftësitë & të nxënit socio-emocional, thelbësore për suksesin personal dhe akademik të të rinjve në Shqipëri.
Stafi shkollor në 14 shkolla pilotuese është trajnuar dhe mentoruar nga ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë mbi zbatimin e Sistemit, duke kuptuar më mirë vështirësitë me të cilat mësuesit përballen nga nxënësit në rrezik braktisje dhe sfidat e lidhura me mbajtjen e tyre në shkollë.
Një tjetër objektiv kryesor i projektit është dhënia e granteve për shkollat në lidhje me zbatimin e projekteve shkollore, me ide të dhëna nga nxënësit e shkollave profesionale. Projektet nga të 14 shkollat përfshijnë bashkëveprimin e mësuesve, prindërve, konvikteve, komunitetit lokal, bizneseve lokale dhe institucioneve të bashkive.
Qendra për Aftësi Konkurruese dëshiron të ndikojë në shkollat profesionale përmes një ndërhyrjeje të drejtuar dhe me vlerë, me ndihmën e UNICEF Shqipëri dhe AKPA.
Rezultatet e pritshme përfshijnë përmirësimin e frekuentimit të nxënësve në shkollë, përmirësimin e performancës akademike dhe krijimin e një brezi nxënësish të pajisur për të përballuar sfidat brenda dhe jashtë mureve të klasës.
Përfituesit:
Dokumente të krijuara:
Arritje: