Komentet te Programi i Trajnimit: Aftësitë Dixhitale të Drejtuesve të Rrjeteve të AMU Janë të Mbyllura
Programi i Trajnimit: Aftësitë Dixhitale të Drejtuesve të Rrjeteve të AMU
Programi i Trajnimit të Vazhduar për drejtuesit e rrjeteve të AMU në Shqipëri, me fokus tek aftësitë dixhitale, synoi fuqizimin e tyre për të planifikuar dhe menaxhuar aktivitetet e rrjetit përmes teknologjisë së informacionit. Trajnimi kontribuoi edhe në zhvillimin profesional të anëtarëve të rrjetit dhe rritjen e kompetencave dixhitale të nxënësve.
Qëllimet kryesore
Rritja e aftësive për të përdorur mjetet dixhitale në planifikimin e aktiviteteve të rrjetit.
Përdorimi i platformave si Google Classroom dhe Zoom për komunikim dhe bashkëpunim.
Përdorimi i burimeve të besueshme dixhitale për mësimdhënie dhe vlerësim.
Zhvillimi i strategjive gjithëpërfshirëse të mësimdhënies duke përdorur teknologjinë.
Promovimi i përdorimit të sigurt dhe etik të teknologjisë dixhitale për mësues dhe nxënës.
Çfarë fituan pjesëmarrësit
Në përfundim të kursit, drejtuesit e rrjeteve ishin të aftë të:
Planifikojnë dhe zbatojnë aktivitete përmes teknologjisë së informacionit.
Krijojnë dhe menaxhojnë platforma online për komunikim dhe trajnime.
Përdorin teknologjinë dixhitale për zhvillimin profesional dhe për vlerësim.
Mbështesin kolegët dhe nxënësit në përdorimin e sigurt të mjeteve dixhitale.
Përdorimi i teknologjisë në planifikimin e aktiviteteve të rrjetit.
Përdorimi i teknologjisë për zhvillimin e vazhduar profesional dhe identitetin dixhital të sigurt.
Qasje praktike
Trajnimi u zhvillua me metoda aktive si demonstrime praktike, punë në grup, diskutime dhe ushtrime konkrete. Çdo pjesëmarrës përgatiti një portofol trajnimi, i cili dokumentoi arritjet dhe shërbeu si mjet për zbatimin praktik të aftësive të fituara.
Ky program përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e udhëheqjes dixhitale brenda rrjeteve të AMU dhe rrit kapacitetet e mësuesve shqiptarë për të përballuar sfidat e arsimit në epokën digjitale.