Krijimi i komuniteteve të traditës së gjallë

Krijimi i komuniteteve të traditës së gjallë

1-4 Shkurt 2020

U zhvillua aktiviteti i dytë i projektit “Kriimi i komuniteteve të traditës së gjallë”, për zhvillimin e zinxhirit të vlerave në sektorin e punimeve artizanale në rajonin e Alpeve, Tropojë.

10-14 Shkurt 2020.

U zhvillua aktiviteti i tretë i projektit “Creating Living Tradition Communities”, për zhvillimin e zinxhirit të vlerave në sektorin e punimeve artizanale në rajonin e Alpeve, Tropojë.

23 – 25 Maj 2020
Komuniteti i traditës së gjallë në Tropojë na frymëzon.
Edhe gjatë pandemisë, puna ka vijuar falë teknologjisë dhe mbështetjes së partnerëve lokalë @Mary Ward Loreto.
Kjo na mundësoi zhvillimin e aktiviteteve të radhës këtë javë në Bajram Curri me aktorë të ndryshëm të zinxhirit të vlerave: komunitetin e grave artizane të Rajës, Cërnicës e Bajram Currit, të rinjve, mësuesve e drejtorive arsimore të Bajram Currit, Hasit dhe Kukësit, si dhe përfaqësueses të këshillit bashkiak të Bajram Currit.
Aktivitetet me gratë artizane u përqëndruan në aftësimin e mëtejshëm teknik të tyre, përfundimin e produkteve dhe kujdesin për produktet deri në nxjerrjen në treg.
Të rinjtë u trajnuan mbi promovimin e traditës dhe shitjet online. Përfshirja e të rinjve në projekt synon jo vetëm pajisjen e tyre me aftësi digjitale e marketuese, por edhe afrimin e tyre me traditën, historinë, mitet e legjendat, duke i kthyer të rinjtë në ambasadorë të traditës së Tropojës. Komuniteti I mësuesve u angazhua për përçimin e mesazhit të projektit dhe përfshirjen e më shumë të rinjve në njohjen dhe promovimin e traditës.

26 Qershor 2020

“Tropoja – Komunitet i Traditës së Gjallë” në ditën e hapjes së sezonit turistik në Valbonë.

Hapet dyqani online ‘Tropoja a Living Tradition Community’ ne platformen Facebook