Parapëlqehet që praktika e punës të zgjasë 3-12 muaj, por mbetemi të hapur për të vlerësuar sugjerime të tjera. Pagesa për kohëzgjatjen e praktikës nuk është e garantuar dhe financimi i aktiviteteve kërkimore është subjekt i negociatave që kanë të bëjnë me interesa reciproke. Përpara se të aplikoni, ne ju inkurajojmë të konsultoni faqen web të QAK dhe aktivitetet tona për t’u njohur me punën tonë.
Ju lutemi drejtoni pyetjet tuaja, apo dërgoni aplikimin, me subjektin ‘Aplikim për Praktikë Pune’, në adresën info@competitiveskills.org. Ne vlerësojmë çdo aplikim dhe mundohemi t’ju përgjigjemi sa më parë.