Aftësitë digjitale të rrjetit profesional të mësuesve
Zhvillimi i aftësive të drejtuesve të rrjetit profesional të mësuesve (arsimi i mesëm i ulët) për përdorimin e platformave digjitale të komunikimit
Periudha: 07/2022 – 12/2022
Financuesi: OeAD Austria
Popullata e synuar me ndikim të drejtpërdrejtë:
- 8 ekspertë/trajnerë, përgjegjës për IT dhe arsimin;
- 379 drejtues të rrjetit profesional;
- 42 ekspertë, përfaqësues nga LOPU, përgjegjës për zbatimin e kurrikulave në nivel vendor.
Popullata e synuar me ndikim indirekt:
- 8500 mësues të arsimit të mesëm të ulët.
Rezultatet e arritura:
- Rrjeti profesional i trajnuar ka përfunduar vlerësimin dhe raportin e vlerësimit për përdorimin e platformave digjitale si mundësi komunikimi.
- Rrjetet profesionale të mësuesve janë forcuar në komunikimin digjital dhe funksionimin në arsimin e detyruar.
- 379 rrjete profesionale (gjithsej 8500 mësues), në 42 zyra arsimore lokale janë trajnuar dhe kanë përdorur platformat Zoom dhe Google Classroom
- Është krijuar platforma e komunikimit digjital për çdo rrjet