Financuar nga: GIZ / Qendrat për Migracion dhe Zhvillim
Periudha e Zbatimit: 01/2024 – 12/2024
Shqipëria ka bërë përparim në rritjen e saj ekonomike, por ende ka norma të larta të papunësisë dhe informalitetit, të shoqëruara nga një numër i lartë i emigrantëve të kthyer dhe grupeve të cënueshme me kualifikime të ulëta, duke përfshirë personat me aftësi të kufizuara (PAK), të cilët veçanërisht përballen me stres psikosocial dhe janë të pafavorizuar në tregun e punës. Programi “Qendrat për Migracion dhe Zhvillim” (ZME), i zbatuar nga GIZ në Shqipëri, synon të mbështesë emigrantët e kthyer dhe grupet e tjera lokale të cënueshme, duke përfshirë PAK, për të përmirësuar aftësitë teknike të hoteleri-turizmit dhe aftësitë e buta, me qëllimin përfundimtar përmirësimin e mundësive të punësimit në agroturizëm dhe mikpritje.
Qendra për Aftësi Konkurruese synon të ndihmojë emigrantët e kthyer dhe individët e margjinalizuar, duke përfshirë PAK në përmirësimin e aftësive teknike dhe aftësive të buta të mikpritjes. Kjo do të arrihet përmes orientimit efektiv për detyrat, orientimit për karrierën dhe trajnimit në punë, me qëllim përfundimtar përmirësimin e perspektivave të punësimit brenda sektorëve të agroturizmit dhe mikpritjes. Konkretisht, orientimi profesional në punë dhe trajnimi do të marrin formën e praktikave në ambiente të përshtatshme për grupin e synuar. Në kulmim të projektit, do të organizohet një Panair Punësimi, me pjesëmarrjen e emigrantëve të kthyer, grupeve të cënueshme, personave me aftësi të kufizuar, Zyrës Rajonale të Punësimit dhe kompanive nga sektorët privat dhe publik.