Trajnim në vendin e punës në sektorët e bujqësisë dhe turizmit
Periudha: 12/2021 – 11/2022
Financuesi: PEM-Consulting Group – SRD – GIZ Albania
Objektivi i përgjithshëm i programit SRD është të realizojë potencialin e turizmit të qëndrueshëm rural për të përmirësuar konkurrencën e bujqësisë dhe për të diversifikuar ekonominë rurale dhe për të rritur kapacitetet e palëve të interesuara në zhvillimin rural.
Programi do të kontribuojë në nxitjen e punësimit në sektorin bujqësor dhe aktivitetet jobujqësore në zonat rurale duke u fokusuar në parimet dhe instrumentet e politikës së përbashkët bujqësore të BE-së për zhvillimin rural.
Programi SRD po mbështet zhvillimin e produkteve të ndryshme turistike në tre qarqe (qarku Vlorë, Shkodër dhe Dibër). Për më tepër, SRD po mbështet zhvillimin e një sektori të ri në Shqipëri, agroturizmit, si një produkt i ri turistik.
SRD po mbështet edhe sektorin e bujqësisë në Shqipëri. Fokusi është në 4 zinxhirë vlerash: Frutat, perimet, bimët mjekësore dhe aromatike dhe produktet e qumështit. Vëmendje e veçantë i kushtohet të rinjve dhe përfshirjes së tyre në sektorin e bujqësisë, duke ofruar perspektivë më të mirë për punësimin e tyre në këtë sektor.
CCS përgatiti metodologjinë e trajnimeve dhe realizoi zbatimin e paketës së trajnimit në punë.
Arritëm me sukses trajnimin në vendin e punës të:
Grupi i synuar A = persona të punësuar
Pra, gjithsej 420 persona tashmë të punësuar
Grupi i synuar B = personat e papunë
Në total, 200 persona të papunë