Thirrje për shprehje interesi për ekspertizë në identifikimin e modeleve të grupimeve të zgjuara dhe të qëndrueshme në sektorin e logjistikës

Thirrje për shprehje interesi për ekspertizë në identifikimin e modeleve të grupimeve të zgjuara dhe të qëndrueshme në sektorin e logjistikës

Njoftim për ekspertizë

Në kuadër të projektit “Promovimi i grupimeve ndërrajonale të logjistikës në zonën e Adrionit” (INTERCLUSTER), i financuar nga programi Interreg IPA Adrion, Qendra Për Aftësi Konkurruese (anglisht: Center for Competitive Skills – CCS) shpall këtë thirrje për ekspertizë për pozicionin:

Ekspert për identifikimin e modeleve të grupimeve të zgjuara dhe të qëndrueshme në sektorin e logjistikës

Termat e Referencës (TOR)

Titulli: Ekspert për modelet e grupimeve të zgjuara dhe të qëndrueshme në sektorin e logjistikës: Mbështetje për aktivitetet: A.1.2, A.1.4, A.2.1, A.2.2, A.2.3, & A.3.1

Projekti: Promovimi i grupimeve ndër-rajonale të logjistikës në zonën e Adrionit (angl. Promoting Interregional Logistics Clustering in Adrion Area (Project Acronym: INTERCLUSTER) 

Nr. i Projektit: IPA-ADRION00290

  1. Konteksti dhe Përmbledhja 

Projekti INTERCLUSTER synon zhvillimin e një modeli grupimi makro-rajonal për logjistikën që të jetë i zgjuar, i qëndrueshëm dhe i adaptueshëm për Zonën Adrion, duke u mbështetur në iniciativa të mëparshme dhe duke iu përgjigjur realiteteve të reja të krijuara nga pandemia COVID-19 dhe ndryshimet gjeopolitike. 

2. Fusha e Punës dhe Detyrat e Ekspertit

WP1: Projektimi i zgjidhjeve për sektorin e logjistikës

  • Aktiviteti 1.2 – Identifikimi i modeleve të grupimeve të zgjuara dhe të qëndrueshme në sektorin e logjistikës

Ky aktivitet do të sigurojë informacion të thelluar mbi zhvillimin e grupimeve të zgjuara dhe të qëndrueshme të logjistikës, duke pasur parasysh nevojat që u evidentuan pas pandemisë COVID-19 dhe ndryshimeve të tjera gjeopolitike. Do të analizohet gjithashtu kuadri ligjor i BE-së dhe ai kombëtar për zhvillimin e grupimeve, si dhe shembuj të praktikave të mira për zhvillimin e grupimeve të zgjuara dhe të qëndrueshme në sektorin e logjistikës. Në fund, do të propozohet një model i përshtatshëm për rajonin e Adrionit për një grupim logjistik makro-rajonal.

  • Rishikim i literaturës
  • Anketa dhe mbledhje e të dhënave (duke përdorur formatin e dhënë).
  • Workshope ndërkombëtare dhe raport përmbledhës
  • Raporte draft dhe përfundimtare mbi modelet e grupimeve të identifikuara, duke përfshirë:
  • Analizën e grupimeve ekzistuese dhe praktikat më të mira.
  • Përshtatshmërinë për rajonin e Adrionit dhe rekomandime për zbatimin.

Del. 1.2.1: Identifikimi i modeleve të grupimeve të zgjuara dhe të qëndrueshme në sektorin e logjistikës

  • Aktiviteti 1.4: Hartimi i një plani veprimi për zhvillimin e “Grupimit makro-rajonal ndër-sektorial të Adrionit në sektorin e logjistikës të zgjuar”

Del: Një raport që do të propozojë një Plan veprimi të detajuar për zhvillimin e “Grupimit makro-rajonal ndër-sektorial të Adrionit në sektorin e logjistikës”, që do të jetë në përputhje me objektivat e strategjisë të Deliverable D1.3.1

  • Mbledhja dhe analiza e të dhënave nga anketat, studimet dhe aktivitetet e mëparshme për të identifikuar nevojat dhe tendencat më të fundit në sektorin e logjistikës.
  • Bashkëpunimi me aktorët përkatës, përfshirë institucione kërkimore, autoritete publike, kompani të ICT-së dhe aktorë të tjerë të logjistikës, duke siguruar bashkëpunim me partnerët e tjerë.
  • Zhvillimi i një plani veprimi strategjik që detajon aktivitetet, momentet kyçe dhe afatet për të arritur objektivat e grupimit.
  • Hartimi i një kuadri të sigurt për ndarjen e të dhënave për të përmirësuar ndërveprueshmërinë e IT-së dhe shërbimet Logistike 4.0.
  • Lehtësimi i bashkëpunimit midis sektorit, ofruesve të teknologjisë dhe institucioneve kërkimore për inovacion dhe zhvillimin e kompetencave.
  • Përcaktimi i milestones, masave prioritare dhe nevojave financiare për zhvillimin e grupimit.
  • Hartimi i një raporti gjithëpërfshirës që do të përshkruajë Planin e Veprimit, duke përfshirë aktivitetet e nevojshme, afatet dhe strategjitë për arritjen e objektivave të grupimit.

WP2: Zhvillimi dhe testimi i zgjidhjeve të zgjuara për sektorin e logjistikës

  • Aktiviteti 2.1: Krijimi dhe funksionimi i “Grupimit makro-rajonal të Adrionit në sektorin e logjistikës”

Del: Një raport që do të përmbledhë të gjitha aktivitetet e nevojshme për krijimin e “Grupimit makro-rajonal ndër-sektorial të Adrionit në sektorin e logjistikës” dhe dokumentin fillestar të marrëveshjes.

Del 2: Një raport që do të përmbledhë aktivitetet e nevojshme për nënshkrimin e “Grupimit makro-rajonal ndër-sektorial të Adrionit në sektorin e logjistikës” dhe reagimet dhe rezultatet e arritura në muajt e parë të funksionimit të tij.

  • Konsultimi me aktorët lokalë përmes partnerëve të projektit për të prezantuar dhe përpunuar konceptin e “Grupimit makro-rajonal të Adrionit në sektorin e logjistikës”.
  • Përcaktimi i listës fillestare të anëtarëve, objektivave, strategjisë dhe prioriteteve për grupimin.
  • Zhvillimi i aktiviteteve të komunikimit për të angazhuar audiencën e synuar në përputhje me objektivat e përcaktuara të komunikimit.
  • Prezantimi i një draft-statuti për anëtarët e grupimit dhe përfundimi i tij gjatë Asamblesë së Kick-off-it të organizuar nga partnerët e tjerë.
  • Organizimi i dy Asambleve të Përgjithshme Vjetore, të udhëhequra nga partneri kryesor dhe partnerë të tjerë, për të monitoruar, vlerësuar dhe paraqitur progresin dhe rezultatet e grupimit, duke përfshirë platformën elektronike dhe aplikacionet e qëndrueshme, të kombinuara me takime ndërkombëtare të projektit për të ulur kostot.
  • Zhvillimi i pikave të mbështetjes lokale për grupimin në vend.
  • Kontribut për koordinimin e aktiviteteve sipas udhëzimeve të partnerit kryesor.
  • A 2.2: Platforma e zhvilluar në bashkëpunim për rrjetëzim elektronik dhe mbështetje biznesi

Del: Një platformë e aksesueshme që do të ofrojë shërbime për rrjetëzim dhe mbështetje biznesi lidhur me përparimin dhe zgjidhjet e logjistikës të zgjuara dhe digjitale, si dhe praktikat më të mira

  • Kontribut për përmbajtjen dhe zbatimin e platformës së krijuar nga partnerët e tjerë. Përditësim i platformës elektronike me mjetet e reja, duke pasqyruar progresin e aktiviteteve pilot.
  • Integrimi i informacionit dhe shërbimeve të specializuara të logjistikës, duke përfshirë zgjidhje ICT të përshtatura për logjistikën dhe transportin, si dhe sistemet robotike, IoT, zgjidhje AR/VR dhe më shumë.
  • A 2.3: Aplikacione dhe shërbime të zgjuara dhe miqësore me mjedisin të zhvilluara në bashkëpunim

Del: Një aplikacion i zgjuar i hapur i integruar në platformën e D2.2.1 që do të përputhë ofertën me kërkesën për shërbime depozitimi në përputhje me specifikime të ndryshme (madhësia, cilësia, koha, etj.) që gjithashtu përfshin performancën mjedisore.

Del: Një aplikacion i zgjuar i hapur i integruar në platformën e D2.2.1 që do të zgjidhë problemin e rregullimit të itinerarit të automjeteve për SME-të që nuk mund të përballojnë blerjen e softuerëve të shtrenjta për menaxhimin e flotës.

  • Krijimi i “Depove dhe Qendrave të Logjistikës”: Storage and Supply Chain Cloud, një platformë e specializuar kërkimi që lidh ofertën dhe kërkesën për depozitimin, duke bashkuar infrastrukturat e depozitimit në rajonin e Adrionit për të optimizuar përdorimin, ulur kostot, përmirësuar operacionet e logjistikës dhe minimizuar ndikimin mjedisor duke promovuar bashkëpunimin me qendra me eficencë ekologjike.
  • Zhvillimi i “Planifikuesi Optimal i Itinerareve” për të mbështetur kompanitë e transportit dhe logjistikës me planifikimin e itinerarëve bazuar në kapacitetet e automjeteve, oraret e dorëzimit, konsumin e karburantit dhe itineraret ekologjiike, duke reduktuar kështu gjurmët mjedisore, optimizuar kohën e dorëzimit dhe përmirësuar efikasitetin e sistemit në tërësi.
  • Analiza të eksperiencave kombëtare dhe ndërkombëtare në platformat digjitale për depo dhe logjistikë, planifikuesit e itinerarit dhe kornizat ligjore përkatëse.
  • Analiza e legjislacioneve kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e infrastrukturës së depove logjistike dhe transportit të gjelbër.
  • Hartimi i metodologjive të aplikacioneve.

WP3: Transferimi i zgjidhjeve të zgjuara të zhvilluara për sektorin e logjistikës

  • A 3.1: Evente për ndërtimin e kapaciteteve dhe mësimin e ndërsjellë

Del: 1 raport përfshirë 4 broshura elektronike mbi rezultatet e mësimit të ndërsjellë për 4 tema të caktuara (grupimi, zgjidhje të zgjuara logjistike, zinxhirë të gjelbër të furnizimit dhe transformimi digjital).

  • Kontribut për forcimin e kapaciteteve të autoriteteve kombëtare/rajonale/lokale nëpërmjet aktiviteteve të mësimit të ndërsjellë si: grupimet, zgjidhjet e zgjuara logjistike, zinxhirët e gjelbër të furnizimit, transformimi digjital dhe agrologjistika.
  • Kontribut për përgatitjen e materialeve përkatëse të trajnimit, në formën e broshurave elektronike, për të trajnuar stafin e logjistikës (me fokus tek minoritetet, të rinjtë dhe gratë), etj.
  • 3. Afatet kohore:
    • Kontributi për aktivitetin 1.2: Periudha tetor 2024 – Shkurt 2025
    • Kontributi për aktivitetin 1.4:  Periudha Mars 2025 – Gusht 2025
    • Kontributi për aktivitetin 2.1, 2.2, 2.3: Periudha Shtator 2025 – Shkurt 2026
    • Kontributi për aktivitetin 2.1, 2.2, 2.3, 3.1: Periudha Mars 2026 – Gusht 2026
    • Kontributi për aktivitetin 2.1, 2.2, 2.3, 3.1: Periudha Shtator 2026 – Shkurt 2027
  • 4. Kualifikimet e Kërkuara 
  • Diplomë e avancuar në logjistikë, menaxhim të zinxhirit të furnizimit, ekonomi, zhvillimin e politikave ose fusha të ngjashme. 
  • Përvojë e dëshmuar në zhvillimin dhe analizën e klasterëve/grupimeve, veçanërisht në sektorin e logjistikës ose sektorë të lidhur me të. 
  • Njohuri mbi kornizat e BE-së dhe projektet përkatëse, si ADRIPASS dhe MultiAPPRO. 
  • Ekspertizë në drejtimin e workshop-eve dhe sintetizimin e kontributeve të shumë partnerëve. 
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, në shkrimin e raporteve strategjike, të shkrimit dhe komunikimit në gjuhën angleze. 
  • 5. Kriteret e Vlerësimit 
  • Përvoja dhe kualifikimet përkatëse (30%) 
  • Metodologjia dhe qasja e propozuar (40%) 
  • Oferta financiare (30%) 
  • 6. Procedura e Aplikimit 

Ekspertët e interesuar ftohen të dorëzojnë : 

  1. CV-të e përditësuar ku theksohet ekspertizën dhe përvojën përkatëse. 
  2. Metodologjinë dhe qasjen e propozuar për detyrën (maksimumi 2 faqe). 
  3. Propozimin financiar. 
  1. Të paktën dy referenca për punë të ngjashme të përfunduara. 
  2. Disponueshmëria për të punuar gjatë periudhës tetor 2024 – shkurt 2027
  • 7. Afati i Dorëzimit të Aplikimeve 

Aplikimet e interesuara duhet të dërgohen deri më 25 Tetor 2024, ora 16:00 me e-mail në: info@competitiveskills.org ose të dorëzohen pranë zyrës sonë në adresën: 

QENDRA PËR AFTËSI KONKURRUESE

Adresa: Rruga “Shyqyri Bërxolli”, Pallati Aurora, Kati 7, Tiranë, Shqipëri

Me specifikimin “Aplikim për Ekspert për modelet e grupimeve të zgjuara dhe të qëndrueshme në sektorin e logjistikës – INTERCLUSTER” në subjektin e email-it (për aplikimet nëpërmjet postës elektronike) ose mbi zarfin e aplikimit. 

Vetëm aplikimet e pranuara brenda këtij afati do të merren në shqyrtim.