Thirrje Interesi për pozicionin e “Ekspert i orientimit në karrierë”, në ndihmë të realizimit të projektit “Rritja e aftësive të të rinjve për t’u integruar në arsim profesional dhe punësim” mbështetur nga UNICEF, e financuar nga qeveria italiane.
Komentet te Thirrje Interesi për pozicionin e “Ekspert i orientimit në karrierë”, në ndihmë të realizimit të projektit “Rritja e aftësive të të rinjve për t’u integruar në arsim profesional dhe punësim” mbështetur nga UNICEF, e financuar nga qeveria italiane. Janë të Mbyllura
Thirrje Interesi për pozicionin e “Ekspert i orientimit në karrierë”, në ndihmë të realizimit të projektit “Rritja e aftësive të të rinjve për t’u integruar në arsim profesional dhe punësim” mbështetur nga UNICEF, e financuar nga qeveria italiane.
Lënda: Thirrje Interesi për pozicionin e “Ekspert i orientimit në karrierë”, në ndihmë të realizimit të projektit “Rritja e aftësive të të rinjve për t’u integruar në arsim profesional dhe punësim” mbështetur nga UNICEF, e financuar nga qeveria italiane.
Referenca e projektit: “Rritja e aftësive të të rinjve për t’u integruar në arsim profesional dhe punësim”, Qendra për Aftësi Konkurruese, numri i kontratës: ALB/PCA/202233/PD202245, Datë: 14/07/2022
Në kuadër të projektit “Rritja e aftësive të rinjve për t’u integruar në arsim profesional dhe punësim”, me numër kontrate ALB/PCA/202233/PD202245, organizuar në kuadër të programit “Qëndro” mbështetur nga UNICEF, e financuar nga qeveria italiane, Qendra për Aftësi Konkurruese (anglisht: Center for Competitive Skills), shpall njoftim për vend pune në pozicionin:
EKSPERT I ORIENTIMIT NË KARRIERË
Pozicioni i punës: Ekspert i orientimit në karrierë me përvojë për të kryer takime individuale me nxënësit, krijim të profileve të tyre, një raporti në grup, si dhe orientimin në karrierë në bazë të profilit psikologjik dhe nevojave të tregut.
Eksperti do të impenjohet në:
Bashkëpunimin me ekipin e CCS për të kuptuar qëllimet, objektivat dhe kërkesat e projektit.
Kryerja e seancave interaktive, duke u fokusuar në aftësitë e individit, potencialin e tyre dhe mundësitë.
Eksperti do të organizojë dhe kryejë takime me nxënësit për të diskutuar dhe analizuar interesat, aftësitë, dhe qëllimet e tyre të karrierës. Gjatë këtyre takimeve, eksperti do të ofrojë udhëzime të personalizuara dhe do të ndihmojë nxënësit të identifikojnë fushat e tyre të preferuara të karrierës.
Eksperti do të përgatisë një raport të grupit që do të përmbajë informacionin e përgjithshëm të mbledhur nga takimet.
Bashkëpunimi me ekipin për të siguruar që të gjitha materialet të dorëzohen në kohë.
Të jeni në gjendje të përshtateni me ndryshimet në qëllimin e projektit, të jeni disponibël.
Etika duhet të respektohet gjatë gjithë projektit, duke përfshirë konfidencialitetin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Përdorimin e aftësive të shkëlqyera të komunikimit, për të komunikuar në mënyrë efektive me fëmijët, anëtarët e ekipit dhe CCS-në.
Kriteret profesionale të ekspertit të kërkuar (Termat e Referencës) janë si në vijim:
Sfondi në psikologji, këshillimin për karrierë, edukim, ose fusha të ngjashme.
Eksperiencë pune në psikologji, edukim, këshillim për karrierë, etj
Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale për t’u angazhuar në mënyrë efektive me studentët.
Njohuri të përditësuara për profesionet, industritë dhe tendenca të ndryshme të tregut të punës.
Aftësia për të analizuar gjendjen psikologjike të nxënësve dhe për të ofruar udhëzime të personalizuara bazuar në profilet dhe nevojat individuale të studentëve.
Aftësi të forta organizative dhe analitike për të krijuar profile studentore dhe për të përgatitur raportin e grupit.
Empatia, durimi dhe aftësitë e dëgjimit aktiv për të mbështetur studentët në eksplorimin e vetvetes dhe karrierës së tyre.
Aftësi të mira komunikatave, për të komunikuar në mënyrë efektive me të rinjtë, si dhe stafin dhe ekspertët e CCS.
Kreativitet dhe inovacion. Eksperti duhet të ketë një sy krijues dhe të jetë në gjendje të kapë thelbin e projektit dhe fëmijët e përfshirë.
Fleksibiliteti: për shkak se projekti zhvillohet në fundjava, duhet të ketë disponueshmëri të plotë në varësi të nevojave tona.
Dosja e plotë e aplikimit duhet të përmbajë:
CV-në në shqip ose anglisht
Procedurat e aplikimit:
Aplikimet mund të jenë në shqip ose anglisht. Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë aplikimet e tyre në adresën e emailit: info@competitiveskills.org, ose pranë zyrave të organizatës, ku oferta të jetë e vendosur në një zarf të mbyllur, ku të specifikohet:
Emri i aplikantit të interesuar
Adresa e aplikantit të interesuar;
Kodi i referencës për procedurën e sipër-përmendur të tenderit
Fjalët “Mos të hapet përpara fazës së hapjes së ofertave të tenderit”
për projektin “Rritja e aftësive të të rinjve për t’u integruar në arsim profesional dhe punësim”, në adresën e mëposhtme:
QENDRA PËR AFTËSI KONKURRUESE
Adresa: Rruga “Shyqyri Bërxolli”, pallati Aurora, kati 7, Tiranë, Shqipëri
Aplikimet pranohen deri më 21.07.2023, brenda orës 16:00. Do të shqyrtohen vetëm aplikimet që mbërrijnë brenda këtij afati.
Për më shumë informacion mbi dosjen e plotë të tenderit si dhe kërkesave dhe afateve të kohëzgjatjes së kontratës, referojuni Termave të Referencës së publikuar këtu në website, apo kërkoni një informacion më të plotë rreth dosjes së tenderit në adresën elektronike në vijim: info@competitiveskills.org.