Thirrje interesi për Koordinator Projekti
Njoftim për vend të lirë pune
Qendra për Aftësi Konkurruese (anglisht: Centre for Competitive Skills), kërkon të punësojë një Koordinator Projekti, sipas specifikimeve të më poshtme.
Përshkrimi i punës dhe përgjegjësitë:
- Koordinon dhe monitoron zbatimin e gjithë aktiviteteve të projektit;
- Mbikëqyr mbarëvajtjen e aktivitetet e projektit dhe siguron aplikimin e saktë të procedurave dhe standardeve të përcaktuara nga donatori dhe CCS;
- Përgatit raporte narrative, progresi dhe përfundimtare brenda afateve të përcaktuara;
- Mbështet menaxherin e projektit apo drejtorin ekzekutiv në draftimin dhe përgatitjen e projektet propozimeve të reja.
- Mbledh dhe përpunon raportet, pyetësorët, dokumentet e dorëzuara në kuadër të projektit;
- Plotëson dokumentacionin për procedurat e tenderimit sipas manualeve të brendshme gjatë zbatimit të projekteve;
- Merr pjesë apo moderon në aktivitetet informuese dhe promovuese të projektit;
- Mbikëqyr dhe koordinon punën e stafit teknik dhe ekspertëve të jashtëm të kontraktuar në funksionin e projekteve.
- Detyra të tjera që mund t’i caktohen për mbarëvajtjen e projektit.
Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
- Diplomë Bachelor në një fushë që i përket përshkrimit të pozicionit (juridik, menaxhim, shkenca sociale, etj.) ose përvojë pune ekuivalente.
- Përvojë e mëparshme në koordinim projektesh, mundësisht në sektorin jofitimprurës, me një aftësi të demonstruar për të mbështetur zbatimin e projektit.
- Aftësi të forta organizative dhe administrative, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të menaxhuar njëkohësisht shumë detyra dhe prioritete dhe një volum të lartë pune.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, në shkrim dhe komunikim;
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim, marrëdhënie njerëzore si dhe aftësinë për të krijuar, menaxhuar dhe punuar në mënyrë efektive me grupe të ndryshme njerëzish.
- Përvojë pune në një mjedis ndërkulturor, mundësisht me përvojë në zhvillimin ndërkombëtar.
- Njohuri dhe përvojë në teknikat e menaxhimit të projektit, planifikimin e punës, monitorimin e shpenzimeve të buxhetit dhe raportim.
- Familjaritet me fushat teknike përkatëse, të tilla si arsimi, shëndeti, bujqësia ose gjinia.
- Përvojë në monitorimin dhe vlerësimin e projekteve, përfshirë këtu mbledhjen e të dhënave, analizën dhe raportimin.
- Njohje e kuadrit ligjore dhe rregullator për organizatat jofitimprurëse, përfshirë pajtueshmërinë me ligjet tatimore dhe kërkesat e raportimit.
- Aftësi në shkrimin e projekteve dhe raporteve/artikujve shkencore cilësore;
- Njohuri mbi programe të ndryshme kompjuterike, kryesisht Microsoft Office, OneDrive;
Kushtet e punësimit:
Ky pozicion është i vendosur në zyrën e CCS-së në Tiranë, dhe përfshin edhe udhëtime në rrethe te ndryshme pjesë e projektit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dërgojnë me e-mail CV-në, si dhe dokumente mbështetëse të kualifikimeve/diplomave.
Afati për të aplikuar për pozicionin e Koordinatorit të Projektit është data 22 Mars 2024. CV dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen në adresën e email-it info@competitiveskills.org , nën subjektin “Aplikim për Koordinator Projekti” brenda afatit të përcaktuar. Kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen deri më 27 Mars 2024.