Datë: 20/07/2026
THIRRJE E HAPUR PËR APLIKIM
Specialist për Komunikimin dhe Vizibilitetin e Projektit
Qendra për Aftësi Konkurruese – Center for Competitive Skills (CCS), në kuadër të zbatimit të një projekti të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe UNICEF-i, shpall thirrjen e hapur për përzgjedhjen e një:
Specialisti për Komunikimin dhe Vizibilitetin e Projektit (Communications Officer)
Specialisti do të jetë përgjegjës për planifikimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve të komunikimit, promovimit dhe vizibilitetit të projektit në nivel vendor dhe kombëtar, duke siguruar përputhshmërinë me kërkesat e Bashkimit Evropian, IPA III dhe UNICEF-it.
Detyrat kryesore
Specialisti do të jetë përgjegjës për:
Profili i kërkuar
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
Përvoja në projekte të financuara nga Bashkimi Evropian, UNICEF-i ose donatorë të tjerë do të konsiderohet avantazh.
Dokumentacioni i aplikimit
Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin:
Kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër ose të rekomanduar për kontraktim mund të kërkohen të paraqesin dokumentacion shtesë për verifikimin e arsimit, eksperiencës profesionale dhe referencave.
Përpara nënshkrimit të kontratës, kandidatët fitues do të nënshkruajnë deklaratën e Kodit të Sjelljes, si dhe do t’i nënshtrohen verifikimit të referencave dhe dokumentacionit të paraqitur.
Periudha e angazhimit
Angazhimi do të fillojë në datën e përcaktuar në kontratën individuale dhe do të vazhdojë deri më 9 tetor 2027.
Mënyra dhe afati i aplikimit
Aplikimet duhet të dërgohen deri më: 27 korrik 2026, ora 17:00 në adresën elektronike: info@competitiveskills.org me subjekt: “Aplikim – Specialist për Komunikimin dhe Vizibilitetin e Projektit”
Aplikimet mund të dorëzohen edhe fizikisht në adresën:
Qendra për Aftësi Konkurruese
Rruga “Shyqyri Bërxolli”, Pallati Aurora, Kati 7, Ap. 28
Tiranë, Shqipëri
Aplikimet e dorëzuara pas afatit mund të mos merren në konsideratë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen për intervistë.
Për informacion të plotë mbi detyrat, kriteret e kualifikimit dhe procedurën e aplikimit, ju lutemi konsultoni Termat e Referencës bashkëngjitur këtij njoftimi.