Datë: 24/12/2024
Njoftim mbi shpalljen e fituesit për ofrimin e sallave të konferencës dhe shërbimeve të ushqimit
Qendra për Aftësi Konkurruese, në kuadër të projektit “Udhëtim drejt punësimit”, shpall përfundimin e procedurës së vlerësimit të ofertave për tenderin me objekt “Ofrimi i sallave të konferencës dhe shërbimeve të ushqimit”.
Pas publikimit të thirrjes më datë 16/12/2024 dhe pranimit të tre ofertave të vlefshme nga subjektet ekonomike, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka shqyrtuar dokumentacionin dhe ofertat financiare të dorëzuara konform termave të referencës dhe afateve të përcaktuara.
Në përfundim të vlerësimit, duke u bazuar në kriterin “oferta më e favorshme ekonomikisht”, si dhe cilësinë e shërbimit të ofruar, fitues i procedurës shpallet subjekti ekonomik Hotel Mondial.
Faleminderit të gjithë operatorëve ekonomikë që shprehën interesin dhe dorëzuan ofertat e tyre.