Fundjavat e aftësive

Fundjavat e aftësive

Nxitja e aftësive të adoleshentëve me performancë të ulët për integrimin e tyre në Arsimin Profesional dhe punësim

Financuar nga: UNICEF Shqipëri

Periudha e Zbatimit: 07/2022 – 07/2024

Në zemër të projektit “Rritja e aftësive të të rinjve me performancë të ulët për integrimin e tyre në arsimin profesional dhe punësim” janë “Fundjavat Aftësive”, që kanë pasur ndikimin dhe jehonën më të madhe në shkollat e AFP-së. I zbatuar në 19 shkolla në 7 rrethe të Shqipërisë, ky komponent i projektit impakton rreth 1400 nxënës të klasave të 10-ta në këto rrethe. Në një seri aktivitetesh plot ngjyra dhe muzikë të kryera si në atraksionet e shumta turistike të Shqipërisë, ashtu edhe në shkolla, nxënësit u përfshinë në veprimtari që ndërthurnin lëndë si gjuhë dhe komunikim, matematikë dhe TIK me diskutime për orientimin e karrierës, grupe në fokus për aftësitë e buta, mbrojtja mjedisore dhe puna punë vullnetare, lëvizshmëria e gjelbër si dita e biçikletave, të cilat i shtynë studentët drejt rritjes personale, krijimit të një lidhjeje më të fortë me bashkëmoshatarët dhe mësuesit, dhe rritjes dëshirës për të ndjekur shkollën dhe për tu bërë pjesë integrale e saj.

Përfituesit:

  • +250 nxënës të klasës së 9-të kanë marrë pjesë në Ditët e AFP-së që synojnë njohjen dhe promovimin e arsimit të AFP-së.
  • Janë organizuar dy ‘Kampe për rritjen e aftësive’ dhe Korçë dhe Tiranë me pjesëmarrjen e rreth 150 nxënësve të klasave të 9-ta.
  • +330 Aktivitete të “Fundjavave të Aftësive‘ të organizuara deri më sot brenda mjediseve të shkollës, bizneseve, vendeve kulturore dhe historike, muzeumeve, parqeve natyrore, natyrës etj.
  • +1400 nxënës të klasave të 10-a në AFP kanë marrë pjesë të paktën një herë në Fundjavat e Aftësive, deri më sot.
  • +40 mësues të AFP-së të trajnuar për zbatimin e programit dhe identifikimin dhe trajtimin e sjelljeve të lidhura me traumën tek nxënësit.
  • +40 mësues të Arsimit të Mesëm dhe AFP të trajnuar për zbatimin e programit për Ditët e AFP-së
  • 21 shkolla të AFP pjesëmarrëse të shpërndara  në 7 rrethe të Shqipërisë
  • 6 shkolla të arsimit të Detyruar nga 3 rrethe të Shqipërisë
  • +15 ekspertë te angazhuar për arsimin, orientimin në karrierë, mjedisin, artet, psikologjinë, sportin dhe lëvizshmërinë e gjelbër.

Dokumente të krijuara:

  • Programi në module për zhvillimin e aftësive bazë të nxënësve të arsimit profesional
  • Udhëzues për testimin e përvojave praktike të mësimit të nxënësve të klasës së 9-të të arsimit të mesëm të ulët në shkollat profesionale

Arritje:

  • Në vitin e parë të zbatimit të projektit, rreth 90% e nxënësve kanë pasur ndryshime pozitive në aspektin psiko-emocional: janë më miqësorë, më komunikues me mësuesit dhe bashkëmoshatarët.
  • Gjithashtu, 86% e nxënësve kanë pasur ndryshime pozitive në ndjekjen e shkollës. Asnjë nga nxënësit e përfshirë në projekt nuk e ka lënë shkollën.
  • 79% e nxënësve kanë përmirësuar aftësitë bazë digjitale në përdorimin e Microsoft Word, PowerPoint, përdorimin e kompjuterëve për mbledhjen dhe përpunimin e informacionit etj.
  • 75% e nxënësve kanë përmirësuar aftësitë bazë të komunikimit nëpërmjet prezantimit të vetes, komunikimit ndërpersonal, grafikës, PowerPoint-it, fotove dhe videove etj.
  • 79% e nxënësve kanë përmirësuar aftësitë bazë matematikore në përdorimin e njësive matëse, llogaritjen e kostove të një udhëtimi, apo të një vakti etj.

Aktivitetet e realizuara 2022-2023

Aktivitetet e realizuara 2023-2024

Ditët në AFP ku pjesëmarrës ishin nxënësit e klasave të nënta