Datë: 20/07/2026
THIRRJE E HAPUR PËR APLIKIM
Dy pozicione: Koordinator për Mentorimin dhe Mbështetjen e Shkollave
Qendra për Aftësi Konkurruese – Center for Competitive Skills (CCS), në kuadër të zbatimit të një projekti të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe UNICEF-i, shpall thirrjen e hapur për përzgjedhjen e: dy Koordinatorëve për Mentorimin dhe Mbështetjen e Shkollave
Koordinatorët do të mbështesin zbatimin e aktiviteteve të projektit në shkollat dhe bashkitë e përfshira, duke siguruar koordinimin e vazhdueshëm ndërmjet ekipit të projektit, shkollave, mësuesve, mentorëve, strukturave vendore të arsimit dhe komuniteteve.
Njëri Koordinator do të mbulojë kryesisht shkollat dhe bashkitë e grupuara në zonën veriore, ndërsa Koordinatori tjetër do të mbulojë kryesisht zonën jugore. Pozicionet janë të vendosura pranë zyrës së CCS-së në Tiranë dhe përfshijnë udhëtime të rregullta në shkollat dhe bashkitë e projektit.
Detyrat kryesore
Koordinatorët do të jenë përgjegjës për:
Detyrat e detajuara të pozicionit përcaktohen në Termat e Referencës të miratuara nga CCS-ja.
Kriteret e kërkuara
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
Kriteret e plota të kualifikimit paraqiten në dokumentacionin e procedurës.
Dokumentacioni i aplikimit
Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin:
Në letrën e motivimit, kandidatët mund të shprehin preferencën për mbulimin e grupit verior ose jugor. Preferenca nuk përbën garanci për caktimin përfundimtar territorial.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër ose të rekomanduar për kontraktim mund të kërkohen të paraqesin dokumentacion shtesë për verifikimin e arsimit, eksperiencës profesionale dhe referencave.
Përpara nënshkrimit të kontratës, kandidatët fitues do të nënshkruajnë deklaratën e Kodit të Sjelljes dhe dokumentet përkatëse për mbrojtjen e fëmijëve, si dhe do t’i nënshtrohen verifikimit të referencave dhe dokumentacionit të paraqitur.
Mënyra dhe afati i aplikimit
Aplikimet duhet të dërgohen deri më: 27 korrik 2026, ora 17:00, në adresën elektronike: info@competitiveskills.org me subjekt: “Aplikim – Koordinator për Mentorimin dhe Mbështetjen e Shkollave”
Aplikimi mund të dorëzohet edhe fizikisht në adresën:
Qendra për Aftësi Konkurruese
Rruga “Shyqyri Bërxolli”, Pallati Aurora, Kati 7, Ap. 28
Tiranë, Shqipëri
Aplikimet e dorëzuara pas përfundimit të afatit mund të mos merren në konsideratë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen për intervistë.
Procedura është e hapur për kandidatë të brendshëm dhe të jashtëm, të cilët do të vlerësohen në mënyrë të barabartë, transparente dhe konkurruese.
Për informacion të plotë mbi detyrat, kriteret e kualifikimit, dokumentacionin dhe procedurën e aplikimit, ju lutemi konsultoni Termat e Referencës bashkëngjitur këtij njoftimi.