Tiranë, më 13/12/2024
Lënda: Thirrje Interesi për angazhimin e Ekspertëve të Kurrikulës në kuadër të projektit “Udhëtim Drejt Punësimit” mbështetur nga UNICEF Albania.
Referenca e projektit: “Udhëtim drejt punësimit”, Qendra për Aftësi Konkurruese, numri i kontratës: ALB/PCA202233/PD2024171, Datë: 11/12/2024
Në kuadër të projektit “Udhëtim drejt punësimit”, Qendra për Aftësi Konkurruese (anglisht: Center for Competitive Skills), shpall njoftim për shërbimin:
Ekspertë të Kurrikulës
Ekspertët e kurrikulës do të angazhohen gjatë periudhës dhjetor 2024 – qershor 2025 dhe do të jenë përgjegjës për:
Ekspertët do të hartojnë përmbajtjen për 8 module, si më poshtë:
Moduli | Titulli |
Moduli 1 | Aftësi të Komunikimit dhe Etikës |
Moduli 2 | Aftësi të Thjeshta Financiare |
Moduli 3 | Aftësi Digjitale |
Moduli 4 | Aftësi të Gjelbra për Punë të Gjelbra |
Moduli 5 | Njohja e Vetvetes dhe Vendimmarrja |
Moduli 6 | Dokumentacioni Personal dhe Kontrata e Punës |
Moduli 7 | Aftësi për të Kërkuar Punë |
Moduli 8 | Siguria në Punë |
Çdo ekspert do të jetë përgjegjës për hartimin dhe zhvillimin e të paktën dy moduleve.
Përafërsisht, përmbajtja do të shtrihet në një total prej 150–200 faqesh. Dorëzimi i materialeve duhet të realizohet brenda muajit mars 2025.
Kriteret profesionale të ekspertit të kërkuar (Termat e Referencës) janë si në vijim:
Dosja e plotë e aplikimit duhet të përmbajë:
Procedurat e aplikimit:
Aplikimet mund të jenë në shqip ose anglisht. Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë aplikimet e tyre në adresën e emailit: info@competitiveskills.org, ose pranë zyrave të organizatës në një zarf të mbyllur, ku të specifikohet:
për projektin “Rritja e aftësive të të rinjve për t’u integruar në arsim profesional dhe punësim”, në adresën e mëposhtme:
QENDRA PËR AFTËSI KONKURRUESE
Adresa: Rruga “Shyqyri Bërxolli”, pallati Aurora, kati 7, Ap. 28, Tiranë, Shqipëri
Aplikimet pranohen deri më 24.12.2024, brenda orës 16:00. Do të shqyrtohen vetëm aplikimet që mbërrijnë brenda këtij afati. Për më shumë informacion mbi dosjen e plotë të tenderit si dhe kërkesave dhe afateve të kohëzgjatjes së kontratës, referojuni Termave të Referencës së publikuar këtu në website, apo kërkoni një informacion më të plotë rreth dosjes së tenderit në adresën elektronike në vijim: info@competitiveskills.org.
Njoftim mbi shpalljen e fituesit për ekspertë kurrikule – Center For Competitive Skills