Tiranë, më 16.12.2024
Lënda: Thirrje Interesi për ofrimin e sallës së konferencave, në ndihmë të realizimit të projektit “Project: Journey towards employment (Alb. Udhëtim drejt punësimit)” mbështetur nga UNICEF.
Referenca e projekti: “Journey towards employment (Alb. Udhëtim drejt punësimit)”, Qendra për Aftësi Konkurruese, numri i kontratës: ALB/PCA202233/PD2024171, Datë: 11/12/2024
Në kuadër të projektit “Udhëtim drejt punësimit”, me numër kontrate ALB/PCA202233/PD2024171 mbështetur nga UNICEF, Qendra për Aftësi Konkurruese (anglisht: Centre for Competitive Skills), shpall thirrjen e tenderit për sallën e konferencave, si më poshtë:
Sallë konferencash dhe shërbimeve të ushqimit, katering, pushim kafeje
Detajet e shërbimit
Kompania e përzgjedhur do të jetë përgjegjëse ofrimin e sallave të konferencës dhe shërbimeve të ushqimit, katering, pushim kafeje për periudhën dhjetor 2024 – qershor 2025, , për aktivitetet në funksion të projektit që do të zhvillohen si vijon:
Nr. | Aktiviteti | Shërbimi | Pjesëmarrës/ditë | Ditë | Totali person |
1 | Workshop | Drekë | 25 | 1 | 25 |
2 | Trajnim/Workshop | Drekë | 20 | 1 | 20 |
3 | Trajnim, 2 grupe paralele me 25 persona (2 salla * 6 ditë = 12 salla) | Sallë konference Pushim kafeje + Drekë | 50 | 6 | 300 |
4 | ToT për modelin e mbështetjes psiko-sociale | Sallë konference Pushim kafeje + Drekë | 25 | 2 | 50 |
5 | Workshop | Sallë konference Pushim kafeje + Drekë | 30 | 1 | 30 |
Kërkesa teknike për sallën e konferencës
Kërkesa teknike për shërbimin e ushqimit dhe pushimit të kafes
Produktet duhet të ofrohen sipas një kalendari të përcaktuar nga CCS, bazuar në ditët dhe sasinë e nevojshme për secilin aktivitet, brenda periudhës dhjetor 2024 – qershor 2025. Sasia e përmendur është maksimale dhe e shpërndarë në disa aktivitete. Pagesa do të bëhet vetëm për shërbimet e kryera realisht.
Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:
Procedurat e aplikimit:
Aplikimet duhet të jenë në shqip dhe të përmbajnë ofertën financiare. Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë aplikimet e tyre në adresën e emailit: info@competitiveskills.org, ose pranë zyrave të organizatës, ku oferta të jetë e vendosur në një zarf të mbyllur, ku të specifikohet:
për projektin “Udhëtim drejt punësimit”, në adresën e mëposhtme:
QENDRA PËR AFTËSI KONKURRUESE
Adresa: Rruga “Shyqyri Bërxolli”, Pallati Aurora, Kati 7, Tiranë, Shqipëri
Aplikimet pranohen deri më 23.12.2025, brenda orës 23:59. Do të shqyrtohen vetëm aplikimet që mbërrijnë brenda këtij afati.
Për më shumë informacion mbi kërkesat dhe përmbajtjen e dokumentacionit të tenderit, ju lutemi të na kontaktoni në adresën e e-mailit të mësipërm ose referohuni Termave të Referencës të publikuara këtu në këtë website.mave të Referencës të publikuara këtu në këtë website.