Njoftim mbi shpalljen e fituesit për redaktor letrar

Njoftim mbi shpalljen e fituesit për redaktor letrar

Datë: 26/12/2024

Njoftim mbi shpalljen e fituesit për redaktor letrar

Qendra për Aftësi Konkurruese, në kuadër të projektit “Udhëtim drejt punësimit”, shpall përfundimin e procedurës së vlerësimit të ofertave për tenderin me objekt “redaktor letrar”.

Pas publikimit të thirrjes më datë 13/12/2024 dhe pranimit të tre ofertave të vlefshme, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka shqyrtuar dokumentacionin dhe ofertat financiare të dorëzuara konform termave të referencës dhe afateve të përcaktuara.

Në përfundim të vlerësimit, duke u bazuar në kriteret vlerësuese, , fitues i procedurës shpallet znj. Jolanda Tace.

Faleminderit të gjithë ekspertëve që shprehën interesin dhe dorëzuan ofertat e tyre.