Thirrje Interesi për Redaktor letrar

Thirrje Interesi për Redaktor letrar

Tiranë, më 13/12/2024

Lënda: Thirrje Interesi për pozicionin e “Redaktor letrar”, në ndihmë të realizimit të projektit “Udhëtim drejt punësimitmbështetur nga UNICEF.

Referenca e projektit: “Udhëtim drejt punësimit”, Qendra për Aftësi Konkurruese, numri i kontratës: ALB/PCA202233/PD2024171, Datë: 11/12/2024

Në kuadër të projektit “Udhëtim drejt punësimit”, Qendra për Aftësi Konkurruese (anglisht: Center for Competitive Skills), shpall njoftim për shërbimin:

REDAKTIM LETRAR

Eksperti për redaktim letrar do të angazhohet gjatë periudhës dhjetor 2024 – qershor 2025. Eksperti do të punojë ngushtë me ekspertët e kurrikulës, menaxherin e projektit dhe stafin tjetër për të siguruar zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të planifikuara, me fokus në përmirësimin e cilësisë së materialeve.

Eksperti do të jetë përgjegjës për sa më poshtë:

  • Redaktimi gjuhësor dhe përmirësimi stilistik i:
    • kurrikulës së programit për zhvillimi i aftësive thelbësore sociale, kompetencave digjitale dhe aftësive për kërkimin dhe aplikimin për punë, për kategori të ndryshme të personave të papunë, duke përfshirë ata që përfitojnë ndihmë ekonomike (15-29 vjeç) dhe që ende nuk janë integruar në tregun e punës
    • një manuali trajnimi dhe materialeve shoqëruese për instruktorë të QFP-ve dhe mësues të AFP-ve dhe fletëve të punës të lidhura me të;
  • Rishikimi dhe përgatitja për botim të materialieve të mësipërme (gramatikë, sintaksë, rrjedhshmëri, përputhshmëri terminologjike)
  • Sasia e materialeve: dy materiale me në total rreth 150 faqe
  • Dorëzimi i materialeve të redaktuara brenda mars 2025.
  • Zbatimi dhe ndjekja e parimeve dhe vlerave të CCS gjatë zbatimit të aktiviteteve në terren;
  • Bashkëpunimi i ngushtë me koordinatorin e projektit, ekspertët e kurrikulës, dhe stafin tjetër për të siguruar mbarëvajtjen e projektit;

Kriteret profesionale të ekspertit të kërkuar (Termat e Referencës) janë si në vijim:

  • Diplomë universitare në gjuhë-letërsi, komunikim, gazetari ose fusha të ngjashme;
  • Eksperiencë e mëparshme në redaktim letrar ose redaktim të materialeve edukative;
  • Aftësi të mira gjuhësore dhe njohje e terminologjisë profesionale;
  • Përvoja me organizata jofitimprurëse apo botime arsimore përbën avantazh.

Dosja e plotë e aplikimit duhet të përmbajë:

  • CV-në në shqip ose anglisht
  • Ofertë financiare

Procedurat e aplikimit:

Aplikimet mund të jenë në shqip ose anglisht. Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë aplikimet e tyre në adresën e emailit: info@competitiveskills.org, ose pranë zyrave të organizatës në një zarf të mbyllur, ku të specifikohet:

  1. Emri i aplikantit të interesuar
  2. Adresa e aplikantit të interesuar;
  3. Kodi i referencës për procedurën e sipër-përmendur të tenderit/pozicionin e aplikimit
  4. Fjalët “Mos të hapet përpara fazës së hapjes së ofertave të tenderit”

për projektin “Rritja e aftësive të të rinjve për t’u integruar në arsim profesional dhe punësim”, në adresën e mëposhtme:

QENDRA PËR AFTËSI KONKURRUESE

Adresa: Rruga “Shyqyri Bërxolli”, pallati Aurora, kati 7, Ap. 28, Tiranë, Shqipëri

Aplikimet pranohen deri më 24.12.2024, brenda orës 16:00. Do të shqyrtohen vetëm aplikimet që mbërrijnë brenda këtij afati. Për më shumë informacion mbi dosjen e plotë të tenderit si dhe kërkesave dhe afateve të kohëzgjatjes së kontratës, referojuni Termave të Referencës së publikuar këtu në website, apo kërkoni një informacion më të plotë rreth dosjes së tenderit në adresën elektronike në vijim: info@competitiveskills.org