Thirrje Interesi për pozicionin e “Fotograf dhe Kameraman”, në ndihmë të realizimit të projektit “Rritja e aftësive të të rinjve për t’u integruar në arsim profesional dhe punësim” mbështetur nga UNICEF, e financuar nga qeveria italiane.

Thirrje Interesi për pozicionin e “Fotograf dhe Kameraman”, në ndihmë të realizimit të projektit “Rritja e aftësive të të rinjve për t’u integruar në arsim profesional dhe punësim” mbështetur nga UNICEF, e financuar nga qeveria italiane.

Referenca e projektit: “Rritja e aftësive të të rinjve për t’u integruar në arsim profesional dhe punësim”, Qendra për Aftësi Konkurruese, numri i kontratës: ALB/PCA/202233/PD202245, Datë: 14/07/2022

Në kuadër të projektit “Rritja e aftësive të të rinjve për t’u integruar në arsim profesional dhe punësim”, me numër kontrate ALB/PCA/202233/PD202245, organizuar në kuadër të programit “Qendro” mbështetur nga UNICEF, e financuar nga qeveria italiane, Qendra për Aftësi Konkurruese (anglisht: Centre for Competitive Skills), shpall njoftim për vend pune në pozicionin:

FOTOGRAF DHE KAMERAMAN

Pozicioni i punës: Fotograf, kameraman dhe ekspert marketingu me përvojë për të fotografuar dhe regjistruar eventet që do të realizohen përgjatë 12 fundjavave në rrethet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë dhe Shkodër, në muajt shtator 2022 deri në korrik 2023.

Eksperti duhet të ketë në dispozicion të gjitha mjetet e punës (aparat fotografimi, kamera, kompjuter për editimin e materialeve) për fotografimin dhe regjistrimin e eventeve në shtatë qytetet, dhe do të impenjohet në:

  • Bashkëpunimin me ekipin e CCS për të kuptuar qëllimet, objektivat dhe kërkesat e projektit.
  • Zhvillimi dhe ekzekutimi i një plani fotografimi dhe videosh që kap thelbin e projektit, fëmijët e përfshirë dhe misionin e CCS-së.
  • Përdorimin e kamerave digjitale, softuerëve redaktues për të krijuar përmbajtje me cilësi të lartë që do të rezonojë me audiencën e synuar.
  • Fotografimi dhe regjistrimi i 12 eventeve, të shpërndara në 7 rrethe të ndryshme: Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë dhe Shkodër, në muajt shtator 2022 deri në korrik 2023.
  • Bashkëpunimi me ekipin për të siguruar që të gjitha materialet të dorëzohen në kohë.
  • Të jeni në gjendje të përshtateni me ndryshimet në qëllimin e projektit, të jeni disponibël.
  • Etika duhet të respektohet gjatë gjithë projektit, duke përfshirë konfidencialitetin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
  • Përdorimin e aftësive të shkëlqyera të komunikimit, për të komunikuar në mënyrë efektive me fëmijët, anëtarët e ekipit dhe CCS-në.

Kriteret profesionale të ekspertit të kërkuar (Termat e Referencës) janë si në vijim:

  • Diplomë në fotografi / kinematografi / regjizurë /arte (ose profil i ngjashëm)
  • Eksperiencë e mëparshme në fotografim dhe xhirim të eventeve
  • Eksperiencë e mëparshme trajtimin/editimin e materialeve (foto dhe video) për përgatitje për rrjete sociale.
  • Aftësi të mira komunikatave, dhe të punës në grup, për të komunikuar në mënyrë efektive me të rinjtë, si dhe stafin dhe ekspertët e CCS.
  • Kreativitet dhe inovacion. Eksperti duhet të ketë një sy krijues dhe të jetë në gjendje të kapë thelbin e projektit dhe fëmijët e përfshirë.
  • Aftësi të menaxhimit të të rinjve.

Dosja e plotë e aplikimit duhet të përmbajë:

  • CV-në në shqip ose anglisht

Procedurat e aplikimit:

Aplikimet mund të jenë në shqip ose anglisht. Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë aplikimet e tyre në adresën e emailit: info@competitiveskills.org, ose pranë zyrave të organizatës, ku oferta të jetë e vendosur në një zarf të mbyllur, ku të specifikohet:

  1. Emri i aplikantit të interesuar
  2. Adresa e aplikantit të interesuar;
  3. Kodi i referencës për procedurën e sipër-përmendur të tenderit
  4. Fjalët “Mos të hapet përpara fazës së hapjes së ofertave të tenderit”

për projektin “Rritja e aftësive të të rinjve për t’u integruar në arsim profesional dhe punësim”, në adresën e mëposhtme:

QENDRA PËR AFTËSI KONKURRUESE

Adresa: Rruga “Sulejman Pasha”, pallati 70/1, kati 2, Tiranë, Shqipëri

Aplikimet pranohen deri më 21.09.2022, brenda orës 16:00. Do të shqyrtohen vetëm aplikimet që mbërrijnë brenda këtij afati.

Për më shumë informacion mbi dosjen e plotë të tenderit si dhe kërkesave dhe afateve të kohëzgjatjes së kontratës, referojuni Termave të Referencës së publikuar këtu në website, apo kërkoni një informacion më të plotë rreth dosjes së tenderit në adresën elektronike në vijim: info@competitiveskills.org.