Thirrje Interesi për pozicionin e “Ekspert/koordinator për komponentin sportiv, e gjelbërt, lëvizshmëri dhe mjedis”, në ndihmë të realizimit të projektit “Rritja e aftësive të të rinjve për t’u integruar në arsim profesional dhe punësim” mbështetur nga UNICEF, e financuar nga qeveria italiane

Thirrje Interesi për pozicionin e “Ekspert/koordinator për komponentin sportiv, e gjelbërt, lëvizshmëri dhe mjedis”, në ndihmë të realizimit të projektit “Rritja e aftësive të të rinjve për t’u integruar në arsim profesional dhe punësim” mbështetur nga UNICEF, e financuar nga qeveria italiane

Lënda: Thirrje Interesi për pozicionin e “Ekspert/koordinator koordinatorit për komponentin sportiv, e gjelbërt, lëvizshmëri dhe mjedis”, në ndihmë të realizimit të projektit “Rritja e aftësive të të rinjve për t’u integruar në arsim profesional dhe punësim” mbështetur nga UNICEF, e financuar nga qeveria italiane.

Referenca e projektit: “Rritja e aftësive të të rinjve për t’u integruar në arsim profesional dhe punësim”, Qendra për Aftësi Konkurruese, numri i kontratës: ALB/PCA/202233/PD202245, Datë: 14/07/2022

Në kuadër të projektit “Rritja e aftësive të rinjve për t’u integruar në arsim profesional dhe punësim”, me numër kontrate ALB/PCA/202233/PD202245, organizuar në kuadër të programit “Qëndro” mbështetur nga UNICEF, e financuar nga qeveria italiane, Qendra për Aftësi Konkurruese (anglisht: Center for Competitive Skills), shpall njoftim për vend pune në pozicionin:

EKSPERT/KOORDINATOR PËR KOMPONENTIN SPORTIV, E GJELBËRT, LËVIZSHMËRI DHE MJEDIS

Pozicioni i punës: Ekspert/Koordinator për komponentin sportiv, e gjelbërt, lëvizshmëri dhe mjedis për të përfaqësuar CCS në shkolla dhe aktivitete, duke u fokusuar në koordinimin dhe menaxhimin e aktiviteteve të projektit. Eksperti do të punojë ngushtë me menaxherin e projektit dhe stafin tjetër të projektit për të siguruar zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve që lidhen me koordinimin dhe menaxhimin.

Eksperti do të jetë përgjegjës për sa më poshtë:

  • Merr pjesë në aktivitete sipas planit të dakordësuar paraprakisht me menaxherin e projektit;
  • Mbledh listëprezencat e nxënësve pjesëmarrës, lejet prindërore, formularët e rimbursimit të transportit të nxënësve, siguron plotësimin e listëprezencës nga mësuesit pjesëmarrës në akivitet, etj. ;
  • Dorëzon tek koordinatori i përgjithshëm i projektit të gjithë dokumentacionin e mbledhur gjatë aktivitetit në përfundim të tij, ose maksimalisht dy ditë pas përfundimit të aktivitetit;  
  • Koordinohet me stafin e projektit për aspektet logjistike të aktiviteteve,(ushqim, transport, materiale)
  • Mbikëqyr mbarëvajtjen e aktiviteteve ku merr pjesë;
  • Siguron ndjekjen me përpikëri të projektit, moduleve sipas programit nga mësuesit në shkolla, si dhe sigurohet për cilësinë e përgjithshme të aktiviteteve ku merr pjesë;
  • Shërben si backstopper dhe mbështetje për mësuesit gjatë aktiviteteve në shkollë dhe jashtë saj;
  • Përgatit materiale dhe zhvillon/moderon modulet e ndryshme, me fokus në komponentin sportiv, e gjelbërt, lëvizshmëri dhe mjedis, lojëra dhe fokus grupe me nxënësit;
  • Sjell feedback mbi ecurinë e aktiviteteve pas çdo aktiviteti dhe përgatit raporte sipas kërkesave të projektit;
  • Siguron përfshirjen e nxënësve në veprimtari, këshillim dhe mbështetje psikologjike sipas rastit;
  • Sigurohet për zbatimin dhe ndjekjen e parimeve dhe vlerave të CCS në terren;
  • Bashkëpunon me koordinatorin e përgjithshëm të projektit, stafin drejtues, mësuesit dhe kolegët për të siguruar mbarëvajtjen e projektit;
  • Merr pjesë në të gjithë trajnimet dhe veprimtaritë e ndryshme të projektit;

Kriteret profesionale të ekspertit të kërkuar (Termat e Referencës) janë si në vijim:

  • Eksperiencë pune në sport, aftësitë e gjelbërta, lëvizshmëri, mjedis, edukim, ose një fushë e ngjashme.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale për t’u angazhuar në mënyrë efektive me studentët, si dhe me stafin dhe ekspertët e CCS.
  • Përvojë pune me të rinjtë, eksperiencë në organizimin dhe zbatimin e programeve arsimore ose të fokusuara te të rinjtë.
  • Përvojë në koordinim, menaxhim projektesh ose fusha të ngjashme.
  • Aftësi të mira organizative dhe të jetë i aftë të punojë i pavarur dhe si pjesë e një ekipi.
  • Kreativitet dhe inovacion. Eksperti duhet të ketë një sy krijues dhe të jetë në gjendje të kapë thelbin e projektit dhe fëmijët e përfshirë.
  • Fleksibiliteti: për shkak se projekti zhvillohet në fundjava, duhet të ketë disponueshmëri të plotë në varësi të nevojave tona.
  • Preferohet të ketë leje drejtimi.

Dosja e plotë e aplikimit duhet të përmbajë:

  • CV-në në shqip ose anglisht

Procedurat e aplikimit:

Aplikimet mund të jenë në shqip ose anglisht dhe të përmbajnë ofertën financiare. Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë aplikimet e tyre në adresën e emailit: info@competitiveskills.org, ose pranë zyrave të organizatës, ku oferta të jetë e vendosur në një zarf të mbyllur, ku të specifikohet:

  1. Emri i aplikantit të interesuar
  2. Adresa e aplikantit të interesuar;
  3. Kodi i referencës për procedurën e sipër-përmendur të tenderit/pozicionin e aplikimit
  4. Fjalët “Mos të hapet përpara fazës së hapjes së ofertave të tenderit”

për projektin “Rritja e aftësive të të rinjve për t’u integruar në arsim profesional dhe punësim”, në adresën e mëposhtme:

QENDRA PËR AFTËSI KONKURRUESE

Adresa: Rruga “Sulejman Pasha”, pallati 70/1, kati 2, Tiranë, Shqipëri

Aplikimet pranohen deri më 21.09.2022, brenda orës 16:00. Do të shqyrtohen vetëm aplikimet që mbërrijnë brenda këtij afati.

Për më shumë informacion mbi dosjen e plotë të tenderit si dhe kërkesave dhe afateve të kohëzgjatjes së kontratës, referojuni Termave të Referencës së publikuar këtu në website, apo kërkoni një informacion më të plotë rreth dosjes së tenderit në adresën elektronike në vijim: info@competitiveskills.org.