Thirrje Interesi për ofrimin e shërbimit të transportit Tiranë dhe/ose Shkodër

Thirrje Interesi për ofrimin e shërbimit të transportit Tiranë dhe/ose Shkodër

Tiranë, më 02.06.2025

Lënda: Thirrje Interesi për ofrimin e shërbimit të transportit Tiranë dhe/ose Shkodër  në kuadër të projektit “Bazat për sukses: Fuqizimi i të rriturve përmes aftësive themelore”

Referenca e projekti: “Bazat për sukses: Fuqizimi i të rriturve përmes aftësive themelore”, Qendra për Aftësi Konkurruese, Bashkia Tiranë, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga PNUD Shqipëri, Zyra Publike Suedeze e Punësimit dhe Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FSHDPAK), në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA).

Në kuadër të projektit “Bazat për sukses: Fuqizimi i të rriturve përmes aftësive themelore”, Qendra për Aftësi Konkurruese (anglisht: Centre for Competitive Skills) shpall thirrjen për ofrimin e shërbimit të transportit për periudhën qershor 2025 – maj 2026, për pjesëmarrës që jetojnë në zona të largëta të Tiranës dhe Shkodrës, në kuadër të programit për aftësi themelore, mbështetje psikologjike dhe mentorim.

Kompania mund të aplikojë vetëm për Tiranën, vetëm për Shkodrën, ose për të dy qytetet.

Ofruesi do të angazhohet për të siguruar shërbim transporti për pjesëmarrësit që jetojnë në zona periferike të Tiranës dhe Shkodrës, për të mundësuar pjesëmarrjen e tyre në aktivitetet e programit, që përfshijnë trajnimet dhe këshillimet zhvilluar në qendrat komunitare të të dy qyteteve.

Shërbimi do të ofrohet përgjatë një periudhe 12-mujore, me frekuencë të rregullt javore. Programi do të zbatohet në 3 raunde, dhe në çdo raund përfshihen pjesëmarrës të ndryshëm. Kompania mund të ofrojë shërbim transporti vetëm për një nga qytetet ose për të dyja, sipas kapaciteteve të saj. Pjesëmarrësit mund të grumbullohen dhe të transportohen në grup, nëse lejojnë kushtet logjistike, por shërbimi do të përllogaritet në bazë të udhëtimeve individuale, për çdo ditë pjesëmarrjeje.

Në total, gjatë gjithë periudhës së programit, parashikohet realizimi i afërsisht:

  • 1,323 udhëtime individuale në Tiranë
  • 567 udhëtime individuale në Shkodër

Duke çuar në një total prej 1,890 udhëtimesh individuale për të dy qytetet.

Shërbimi duhet të ofrohet sipas një kalendari të përcaktuar nga CCS, bazuar në ditët dhe sasinë e nevojshme për secilin aktivitet, brenda periudhës qershor 2025 – maj 2026. Sasia e përmendur është maksimale dhe e shpërndarë në disa aktivitete.

Kërkesat që duhet të përmbushë kompania:

  1. Të jenë kompani të regjistruara dhe të licencuara për ofrimin e shërbimeve të transportit të pasagjerëve;.
    1. Të ofrojnë fleksibilitet në oraret dhe destinacionet e pjesëmarrësve, me mundësi për transport individual ose në grup.
    1. Të jetë e regjistruar me NIPT në Shqipëri.
    1. Të kenë kapacitet për të mbuluar të paktën njërin prej qyteteve: Tiranë ose Shkodër (opsionalisht të dyja).
    1. Të kenë përvojë në ofrimin e shërbimeve të ngjashme me organizata, institucione arsimore apo projekte sociale.

Procedurat e aplikimit:

Aplikimet duhet të jenë në shqip ose anglisht dhe të përmbajnë:

  • Ofertën financiare pa TVSH (me çmim për person/ditë ose për grup të vogël sipas qytetit);
  • Përshkrim të shërbimit dhe përvojës së mëparshme;
  • Qytetin/et për të cilat aplikojnë (Tiranë, Shkodër ose të dyja).

Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë aplikimet e tyre në adresën e emailit: info@competitiveskills.org, ose pranë zyrave të organizatës, ku oferta të jetë e vendosur në një zarf të mbyllur, ku të specifikohet:

  1. Emri i aplikantit të interesuar
  2. Adresa e aplikantit të interesuar;
  3. Fjalët “Mos të hapet përpara fazës së hapjes së ofertave të tenderit”

për projektin “Bazat për sukses: Fuqizimi i të rriturve përmes aftësive themelore”, në adresën e mëposhtme:

QENDRA PËR AFTËSI KONKURRUESE

Adresa: Rruga “Shyqyri Bërxolli”, pallati Aurora, kati 7, ap.28, Tiranë, Shqipëri

Aplikimet pranohen deri më 16.06.2025, brenda orës 15:00. Do të shqyrtohen vetëm aplikimet që mbërrijnë brenda këtij afati.

Për më shumë informacion mbi dosjen e plotë të tenderit si dhe kërkesave dhe afateve të kohëzgjatjes së kontratës, referojuni Termave të Referencës së publikuar këtu në website, apo kërkoni një informacion më të plotë rreth dosjes së tenderit në adresën elektronike në vijim: info@competitiveskills.org.