Tiranë, më 02.06.2025
Lënda: Thirrje Interesi për ofrimin e shërbimit të transportit ndërqytetas në Tiranë dhe/ose Shkodër në kuadër të projektit “Bazat për sukses: Fuqizimi i të rriturve përmes aftësive themelore”
Referenca e projekti: “Bazat për sukses: Fuqizimi i të rriturve përmes aftësive themelore”, Qendra për Aftësi Konkurruese, Bashkia Tiranë, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga PNUD Shqipëri, Zyra Publike Suedeze e Punësimit dhe Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FSHDPAK), në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA).
Në kuadër të projektit “Bazat për sukses: Fuqizimi i të rriturve përmes aftësive themelore”, Qendra për Aftësi Konkurruese (anglisht: Centre for Competitive Skills) shpall thirrjen për ofrimin e shërbimit të transportit ndërqytetas për periudhën gusht 2025 – maj 2026.
Kompania mund të aplikojë vetëm për Tiranën, vetëm për Shkodrën, ose për të dy qytetet.
Ofruesi do të angazhohet për të transportit ndërqytetas për pjesëmarrës në Tiranë dhe Shkodër, me një distancë prej rreth 50 km nga qendrat komunitare (100 km vajtje-ardhje). Shërbimi përfshin transport për udhëtime ndërqytetase, në kuadër të 3 raundeve të programit, me 2 aktivitete për çdo raund.
Për çdo aktivitet, pritet të transportohen rreth 47 pjesëmarrës në Tiranë dhe rreth 20 pjesëmarrës në Shkodër.
Shërbimi duhet të ofrohet sipas një kalendari të përcaktuar nga CCS, bazuar në ditët dhe sasinë e nevojshme për secilin aktivitet, brenda periudhës gusht 2025 – maj 2026. Sasia e përmendur është maksimale dhe e shpërndarë në disa aktivitete.
Kërkesat që duhet të përmbushë kompania:
Procedurat e aplikimit:
Aplikimet duhet të jenë në shqip ose anglisht dhe të përmbajnë:
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë aplikimet e tyre në adresën e emailit: info@competitiveskills.org, ose pranë zyrave të organizatës, ku oferta të jetë e vendosur në një zarf të mbyllur, ku të specifikohet:
për projektin “Bazat për sukses: Fuqizimi i të rriturve përmes aftësive themelore”, në adresën e mëposhtme:
QENDRA PËR AFTËSI KONKURRUESE
Adresa: Rruga “Shyqyri Bërxolli”, pallati Aurora, kati 7, ap.28, Tiranë, Shqipëri
Aplikimet pranohen deri më 16.06.2025, brenda orës 15:00. Do të shqyrtohen vetëm aplikimet që mbërrijnë brenda këtij afati.
Për më shumë informacion mbi dosjen e plotë të tenderit si dhe kërkesave dhe afateve të kohëzgjatjes së kontratës, referojuni Termave të Referencës së publikuar këtu në website, apo kërkoni një informacion më të plotë rreth dosjes së tenderit në adresën elektronike në vijim: info@competitiveskills.org.