Thirrje Interesi për ofrimin e shërbimeve të ushqimit/katering

Thirrje Interesi për ofrimin e shërbimeve të ushqimit/katering

Tiranë, më 02.05.2025

Lënda: : Thirrje Interesi për ofrimin e shërbimeve të ushqimit/katering në kuadër të projektit “Bazat për sukses: Fuqizimi i të rriturve përmes aftësive themelore”

Referenca e projekti: “Bazat për sukses: Fuqizimi i të rriturve përmes aftësive themelore”, Qendra për Aftësi Konkurruese, Bashkia Tiranë, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga PNUD Shqipëri, Zyra Publike Suedeze e Punësimit dhe Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FSHDPAK), në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA).

Në kuadër të projektit “Bazat për sukses: Fuqizimi i të rriturve përmes aftësive themelore”, Qendra për Aftësi Konkurruese (anglisht: Centre for Competitive Skills) shpall thirrjen për ofrimin e shërbimeve të ushqimit (coffee break & lunch) për periudhën maj – dhjetor 2025, për aktivitetet e trajnimit dhe workshop-it që do të zhvillohen si më poshtë:

  • 144 persona total gjatë 6 ditëve trajnim dhe workshop për mësuesit (24 mësues x 6 ditë)
  • 30 persona total gjatë 3 ditëve trajnim për psikologët dhe punonjësit socialë (10 pjesëmarrës x 3 ditë)

Procedurat e aplikimit:

Aplikimet duhet të jenë në shqip ose anglisht dhe të përmbajnë ofertën financiare. Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë aplikimet e tyre në adresën e emailit: info@competitiveskills.org, ose pranë zyrave të organizatës, ku oferta të jetë e vendosur në një zarf të mbyllur, ku të specifikohet:

  1. Emri i aplikantit të interesuar
  2. Adresa e aplikantit të interesuar;
  3. Fjalët “Mos të hapet përpara fazës së hapjes së ofertave të tenderit”

për projektin “Bazat për sukses: Fuqizimi i të rriturve përmes aftësive themelore”, në adresën e mëposhtme:

QENDRA PËR AFTËSI KONKURRUESE

Adresa: Rruga “Shyqyri Bërxolli”, pallati Aurora, kati 7, ap.28, Tiranë, Shqipëri

Aplikimet pranohen deri më 07.05.2025, brenda orës 15:00. Do të shqyrtohen vetëm aplikimet që mbërrijnë brenda këtij afati.

Për më shumë informacion mbi dosjen e plotë të tenderit si dhe kërkesave dhe afateve të kohëzgjatjes së kontratës, referojuni Termave të Referencës së publikuar këtu në website, apo kërkoni një informacion më të plotë rreth dosjes së tenderit në adresën elektronike në vijim: info@competitiveskills.org.