Thirrje Interesi për ekspertë për mentorimin dhe motivimin e pjesëmarrësve

Thirrje Interesi për ekspertë për mentorimin dhe motivimin e pjesëmarrësve

Tiranë, më 22.07.2025

Lënda: Thirrje Interesi për ekspertë për mentorimin dhe motivimin e pjesëmarrësve në kuadër të projektit “Bazat për sukses: Fuqizimi i të rriturve përmes aftësive themelore”

Referenca e projektit: “Bazat për sukses: Fuqizimi i të rriturve përmes aftësive themelore”, Qendra për Aftësi Konkurruese, Bashkia Tiranë, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga PNUD Shqipëri, Zyra Publike Suedeze e Punësimit dhe Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FSHDPAK), në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA).

Në kuadër të projektit “Bazat për sukses: Fuqizimi i të rriturve përmes aftësive themelore”, Qendra për Aftësi Konkurruese (anglisht: Centre for Competitive Skills) shpall thirrjen për përzgjedhjen e ekspertëve për mentorimin dhe motivimin e pjesëmarrësve për nevojat e projektit, sipas detajimit më poshtë:

Ekspertët do të angazhohen gjatë periudhës gusht 2025 – maj 2026 dhe do të jenë përgjegjës për:

  • Zhvillimin e punëtorive motivuese për të rritur vetëbesimin, vetë-disiplinën dhe dëshirën për të ndjekur punësimin apo arsimin;
  • Lehtësimin e sesioneve interaktive si role-playing, sfida në grup dhe ushtrime reflektuese për zhvillimin e aftësive të buta si komunikimi, puna në ekip dhe qëndrueshmëria;
  • Ofrimin e mentorimit të personalizuar për mbështetjen e vendosjes së objektivave dhe planifikimit për të ardhmen;
  • Angazhimin në monitorim dhe dhënie feedback-u të vazhdueshëm, përfshirë mbështetjen në terren gjatë trajnimeve dhe sesione të strukturuara feedback-u pas çdo raundi;
  • Bashkëpunimin me ekipin më të gjerë të mbështetjes për të siguruar përputhje mes ndërhyrjeve psikologjike, arsimore dhe motivuese.

Ekspertët e mentorimit dhe motivimit do të udhëheqin punëtori motivuese dhe sesione mentorimi me grupe prej 20–25 pjesëmarrësish, përgjatë tre raundeve. Këto sesione, të zhvilluara gjatë 7 ditëve për secilin grup, do të fokusohen në rritjen e motivimit, vetëdijes dhe aftësive të buta të pjesëmarrësve, si për zhvillimin personal ashtu edhe për atë profesional.

Kriteret profesionale të ekspertit të kërkuar janë si në vijim:

  • Diplomë universitare në fushat: edukim, shkenca sociale, ekonomi, teknologji, mjedis, psikologji ose fusha të ngjashme. Diploma në fusha të tjera mund të pranohen nëse shoqërohen me përvojë të dokumentuar në fushën e mentorimit, motivimit dhe/ose trajnimet për të rritur.
  • Eksperiencë e mëparshme me mentorimi dhe motivimin e grupeve të të rinjve, të papunëve, ose individëve në procese tranzicioni (arsim–punë).
  • Njohuri të mira të metodologjisë së të nxënit për të rritur dhe grupe vulnerabël.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë bashkëpunuese me ekipe ndërdisiplinore (psikologë, këshilltarë karriere, trajnerë etj.).
  • Kualifikime shtesë në trajnime motivuese, life coaching, mentorim ose fasilitim janë avantazh.

Dosja e plotë e aplikimit duhet të përmbajë:

•             CV-në në shqip ose anglisht

•             Ofertë financiare

Procedurat e aplikimit:

Aplikimet duhet të jenë në shqip ose anglisht dhe të përmbajnë CV dhe ofertën financiare. Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë aplikimet e tyre në adresën e emailit: info@competitiveskills.org, ose pranë zyrave të organizatës, ku oferta të jetë e vendosur në një zarf të mbyllur, ku të specifikohet:

  1. Emri i aplikantit të interesuar
  2. Adresa e aplikantit të interesuar;
  3. Kodi i referencës për procedurën e sipër-përmendur të tenderit/pozicionin e aplikimit
  4. Fjalët “Mos të hapet përpara fazës së hapjes së ofertave të tenderit”

për projektin “Bazat për sukses: Fuqizimi i të rriturve përmes aftësive themelore”, në adresën e mëposhtme:

QENDRA PËR AFTËSI KONKURRUESE

Adresa: Rruga “Shyqyri Bërxolli”, pallati Aurora, kati 7, ap.28, Tiranë, Shqipëri

Aplikimet pranohen deri më 15.08.2025, brenda orës 15:00. Do të shqyrtohen vetëm aplikimet që mbërrijnë brenda këtij afati.

Për më shumë informacion mbi dosjen e plotë të tenderit si dhe kërkesave dhe afateve të kohëzgjatjes së kontratës, referojuni Termave të Referencës së publikuar këtu në website, apo kërkoni një informacion më të plotë rreth dosjes së tenderit në adresën elektronike në vijim: info@competitiveskills.org.