Tiranë, më 06/01/2025
Lënda: Thirrje Interesi për blerjen e smartboard – ekran interaktiv
Qendra për Aftësi Konkurruese (anglisht: Centre for Competitive Skills), shpall thirrjen e tenderit, si më poshtë:
Blerje e pajisjeve elektronike, më konkretisht smartboard – ekran interaktiv
Procedurat e aplikimit:
Aplikimet duhet të jenë në shqip ose anglisht dhe të përmbajnë ofertën financiare. Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë aplikimet e tyre në adresën e emailit: info@competitiveskills.org, ose pranë zyrave të organizatës, ku oferta të jetë e vendosur në një zarf të mbyllur, ku të specifikohet:
në adresën e mëposhtme:
QENDRA PËR AFTËSI KONKURRUESE
Adresa: Rruga “Shyqyri Bërxolli”, pallati Aurora, kati 7, Tiranë, Shqipëri
Aplikimet pranohen deri më 19.01.2025, brenda orës 23:59. Do të shqyrtohen vetëm aplikimet që mbërrijnë brenda këtij afati.
Për më shumë informacion mbi dosjen e plotë të tenderit si dhe kërkesave dhe afateve të kohëzgjatjes së kontratës, referojuni Termave të Referencës së publikuar këtu në website, apo kërkoni një informacion më të plotë rreth dosjes së tenderit në adresën elektronike në vijim: info@competitiveskills.org.