Takimi hapës i projektit INTERCLUSTER – “Promovimi i grupimit logjistik ndërrajonal në zonën e Adrionit” (eng. Promoting Interregional logistic clustering in Adrion Area) – u organizua me sukses nga Dhoma e Tregtisë së Prevezës.
Dhoma e Tregtisë së Prevezës drejton një partneritet të përbërë nga 11 partnerë nga 6 vende të zonës Adriatiko-Joniane. Konkretisht, partneriteti përbëhet nga: Dhoma e tregtisë së Prevezës dhe Universiteti Aristoteli i Selanikut nga Greqia; Aeroportet e Puglia SpA dhe Konfederata Kombëtare e Artizanatit dhe Shoqata e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme Provinca Bari nga Italia; Instituti për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Shoqata Sllovene Logjistike nga Sllovenia; Dhoma e Tregtisë së Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës dhe Universiteti i Mostarit nga Bosnja dhe Hercegovina; Qendra për Aftësi Konkurruese dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nga Shqipëria; dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë.
Projekti “INTERCLUSTER” synon të zhvillojë dhe testojë zgjidhje inovative për të përmirësuar qëndrueshmërinë, inovacionin dhe ndërkombëtarizimin e sektorit logjistik në Zonën Adrion, duke krijuar një bashkëpunim/grumbullim (cluster) ndër-rajonal inteligjent dhe të qëndrueshëm në këtë sektor, me qëllim:
Në takim morën pjesë përfaqësues dhe drejtues nga të gjithë partnerët e projektit dhe partnerët shoqërues ETANAM SA OTA dhe RICP. Mori pjesë edhe përfaqësuesi nga zyrat e Sekretariatit të Përbashkët të Programit INTERREG IPA – ADRION. Në ditën e parë të takimit, Kryetari i Dhomës së Prevezës përshëndeti të pranishmit dhe më pas u prezantuan metodologjitë e zbatimit të rezultateve të projektit. Ditën e dytë u diskutuan çështje të ndryshme menaxheriale dhe marketingu dhe u morën vendime. Takimi u përmbyll me një vizitë studimore në një kompani rajonale të transportit dhe logjistikës në zonën industriale të Prevezës.