Projekti synon të mbështesë të rinjtë e moshës 15–29 vjeç, të cilët nuk janë në punësim, arsim apo trajnim, në rrugëtimin e tyre drejt punësimit, arsimit ose formimit profesional.
Në kuadër të projektit do të krijohen 20 Klube Punësimi në Tiranë dhe Shkodër, nga të cilat do të përfitojnë 300 të rinj. Përmes aktiviteteve praktike, këshillimit, orientimit në karrierë dhe mbështetjes individuale, pjesëmarrësit do të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për të hyrë më të përgatitur në tregun e punës.
Programi përfshin gjithashtu takime dhe vizita pranë kompanive, duke u dhënë të rinjve mundësinë të njihen nga afër me botën e punës dhe me mundësitë konkrete për punësim, arsimim ose trajnim.
Projekti zbatohet në Tiranë dhe Shkodër, në kuadër të Garancisë Rinore, në bashkëpunim me institucione dhe aktorë lokalë.
Projekti #EU4Youth financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe UNICEF në bashkëpunim me Agjencinë Kombetare të Punësimit dhe Aftësive dhe Agjencinë Kombëtare të Rinisë,
nën koordinimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit








