Tiranë, më 12.05.2025
Lënda: Thirrje Interesi për ekspert të aftësive digjitale dhe mbështetje në përdorimin e platformës SchoolMe në kuadër të projektit “Bazat për sukses: Fuqizimi i të rriturve përmes aftësive themelore”
Referenca e projektit: “Bazat për sukses: Fuqizimi i të rriturve përmes aftësive themelore”, Qendra për Aftësi Konkurruese, Bashkia Tiranë, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga PNUD Shqipëri, Zyra Publike Suedeze e Punësimit dhe Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FSHDPAK), në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA).
Në kuadër të projektit “Bazat për sukses: Fuqizimi i të rriturve përmes aftësive themelore”, Qendra për Aftësi Konkurruese shpall këtë thirrje interesi për përzgjedhjen e një eksperti për aftësi digjitale dhe mbështetje në përdorimin e platformës SchoolMe, për nevojat e zbatimit të komponentit digjital të projektit.
Ky angazhim realizohet në kuadër të zërit buxhetor “Teachers (literacy, math, digital)”, specifikisht për nën-komponentin e aftësive digjitale dhe mbështetjes teknike/praktike për përdorimin e platformës SchoolMe.
Eksperti do të angazhohet gjatë periudhës qershor 2025 – maj 2026, sipas kalendarit të grupeve dhe nevojave të projektit, në qendra të ndryshme komunitare, sociale dhe/ose institucione partnere në Tiranë dhe Shkodër, ku do të zhvillohen programet 4-mujore të trajnimit.
Eksperti do të jetë përgjegjës për:
Eksperti do të ofrojë mbështetje për grupe të ndryshme pjesëmarrësish në qendra komunitare dhe sociale në Tiranë dhe Shkodër. Programet e trajnimit zhvillohen në cikle 4-mujore dhe për këtë arsye angazhimi do të realizohet në mënyrë të shpërndarë, sipas kalendarit të miratuar nga Qendra për Aftësi Konkurruese dhe sipas nevojave konkrete të secilit grup.
Volumi i parashikuar i angazhimit është deri në 176 orë pune, të cilat do të dokumentohen përmes timesheet-eve përkatëse. Pagesa do të kryhet vetëm për orët faktike të realizuara dhe të miratuara nga Qendra për Aftësi Konkurruese.
Kriteret profesionale të ekspertit të kërkuar janë si në vijim:
Procedurat e aplikimit:
Aplikimet duhet të jenë në shqip ose anglisht dhe të përmbajnë CV dhe ofertën financiare. Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë aplikimet e tyre në adresën e emailit: info@competitiveskills.org, ose pranë zyrave të organizatës, ku oferta të jetë e vendosur në një zarf të mbyllur, ku të specifikohet:
për projektin “Bazat për sukses: Fuqizimi i të rriturve përmes aftësive themelore”, në adresën e mëposhtme:
QENDRA PËR AFTËSI KONKURRUESE
Adresa: Rruga “Shyqyri Bërxolli”, pallati Aurora, kati 7, ap.28, Tiranë, Shqipëri
Aplikimet pranohen deri më 23.05.2025, brenda orës 15:00. Do të shqyrtohen vetëm aplikimet që mbërrijnë brenda këtij afati.
Për më shumë informacion mbi dosjen e plotë të tenderit si dhe kërkesave dhe afateve të kohëzgjatjes së kontratës, referojuni Termave të Referencës së publikuar këtu në website, apo kërkoni një informacion më të plotë rreth dosjes së tenderit në adresën elektronike në vijim: info@competitiveskills.org.