Datë: 20/05/2025
Njoftim mbi shpalljen e fituesit për printimin e banerave
Qendra për Aftësi Konkurruese, në kuadër të projektit “Bazat për sukses: Fuqizimi i të rriturve përmes aftësive themelore”, shpall përfundimin e procedurës së vlerësimit të ofertave për tenderin me objekt “Printim i banerave”.
Pas publikimit të thirrjes më datë 05/05/2025 dhe pranimit të tre ofertave të vlefshme nga subjektet ekonomike, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka shqyrtuar dokumentacionin dhe ofertat financiare të dorëzuara konform termave të referencës dhe afateve të përcaktuara.
Në përfundim të vlerësimit, duke u bazuar në kriterin oferta më e favorshme ekonomikisht, si dhe cilësinë e shërbimit të ofruar, fitues i procedurës shpallet Neon Tirana.
Faleminderit të gjithë operatorëve ekonomikë që shprehën interesin dhe dorëzuan ofertat e tyre.