Thirrje Interesi për ofrimin e sallës së konferencave

Thirrje Interesi për ofrimin e sallës së konferencave

Tiranë, më 13.12.2024

Lënda: Thirrje Interesi për ofrimin e sallës së konferencave, në ndihmë të realizimit të projektit “Project: Journey towards employment (Alb. Udhëtim drejt punësimit)mbështetur nga UNICEF.

Referenca e projekti: “Journey towards employment (Alb. Udhëtim drejt punësimit)”, Qendra për Aftësi Konkurruese, numri i kontratës: ALB/PCA202233/PD2024171, Datë: 11/12/2024

Në kuadër të projektit “Udhëtim drejt punësimit”, me numër kontrate ALB/PCA202233/PD2024171 mbështetur nga UNICEF, Qendra për Aftësi Konkurruese (anglisht: Centre for Competitive Skills), shpall thirrjen e tenderit për sallën e konferencave, si më poshtë:

Sallë konferencash për realizimin e aktiviteteve të trajnimeve

Detajet e pozicionit

Kompania e përzgjedhur do të jetë përgjegjëse për:

  • Ofrimin e dy sallave paralele për zhvillimin e trajnimit të trajnerëve, secila me kapacitet rreth 25 persona.
  • Pajisjen e sallave me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për realizimin e aktiviteteve, duke përfshirë projektorë, ekranë, sisteme audio, tabela të shkruajtshme, lidhje interneti dhe çdo mjet tjetër të domosdoshëm për trajnimin.
  • Sigurimin e ndriçimit dhe ajrosjes së përshtatshme për një mjedis komod dhe efikas .
  • Vënien në dispozicion të dy sallave paralele për një periudhë  totale prej 6 ditësh, , duke garantuar mirëmbajtjen dhe mbështetjen teknike gjatë gjithë kohëzgjatjes së trajnimit.

Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:

  • Kosto e detajuar për secilën nga punët e mësipërme
  • Mënyra e punës dhe çdo informacion shtesë që mund të na ndihmojë në vlerësimin e ofertës suaj.
  • Subjekti tregtar nuk duhet të jetë në proces likuidimi, falimentimi apo në ristrukturim për shkak të paaftësisë financiare. Kompania duhet të dorëzojë një ekstrakt nga QKB, i cili konfirmon statusin ligjor, pronësinë dhe aktivitetin e saj tregtar.

Procedurat e aplikimit:

Aplikimet duhet të jenë në shqip dhe të përmbajnë ofertën financiare. Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë aplikimet e tyre në adresën e emailit: info@competitiveskills.org, ose pranë zyrave të organizatës, ku oferta të jetë e vendosur në një zarf të mbyllur, ku të specifikohet:

  1. Emri i aplikantit të interesuar
  2. Adresa e aplikantit të interesuar;
  3. Kodi i referencës për procedurën e sipër-përmendur të tenderit
  4. Fjalët “Mos të hapet përpara fazës së hapjes së ofertave të tenderit”

për projektin “Udhëtim drejt punësimit”, në adresën e mëposhtme:

QENDRA PËR AFTËSI KONKURRUESE

Adresa: Rruga “Shyqyri Bërxolli”, Pallati Aurora, Kati 7, Tiranë, Shqipëri

Aplikimet pranohen deri më 23.12.2025, brenda orës 23:59. Do të shqyrtohen vetëm aplikimet që mbërrijnë brenda këtij afati.

Për më shumë informacion mbi kërkesat dhe përmbajtjen e dokumentacionit të tenderit, ju lutemi të na kontaktoni në adresën e e-mailit të mësipërm ose referohuni Termave të Referencës të publikuara këtu në këtë website.