Thirrje për ekspert për përshtatjen e përmbajtjes për video, digjitalizimin dhe dizajnin e materialeve

Thirrje për ekspert për përshtatjen e përmbajtjes për video, digjitalizimin dhe dizajnin e materialeve

Tiranë, më 20/12/2024

Lënda: Thirrje për shprehje interesi për përshtatjen e përmbajtjes për video, digjitalizimin dhe dizajnin e materialeve për në kursin online pjesë e platformës Qarkonomi.al (content creator)

Qendra Për Aftësi Konkurruese (anglisht: Center for Competitive Skills – CCS), në kuadër të përpjekjeve për promovimin e ekonomisë qarkulluese, shpall këtë thirrje për:

Ekspert/Kompani për digjitalizimin dhe dizajnin e materialeve shpjeguese për kurset online dhe video mbi ekonominë qarkulluese dhe praktikat e qëndrueshme

Detajet e pozicionit:

Eksperti/Kompania e përzgjedhur do të jetë përgjegjës për:

  • Përshtatje e tekstit për realizimin e gjashte videove të animuara (content creator), si dhe skenari vizual i videove
  • Përgatitjen dhe formatimin e materialeve për ndjekjen e kurseve online (dy kurse online me katër module).
  • Dizenjim dhe përmirësim vizual i materialeve

Kriteret profesionale:

  • Eksperiencë e dokumentuar në dizajn dhe krijim kontenti.

Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:

  • CV e përditësuar në gjuhën shqipe ose anglisht.
  • Kosto e detajuar për secilën nga punët e mësipërme
  • Kohëzgjatja e parashikuar për përfundimin e të gjitha përmirësimeve.
  • Mënyra e punës dhe çdo informacion shtesë që mund të na ndihmojë në vlerësimin e ofertës suaj.

Procedura e aplikimit: Aplikimet e interesuara duhet të dërgohen me e-mail në: info@competitiveskills.org ose të dorëzohen pranë zyrës sonë në adresën:

QENDRA PËR AFTËSI KONKURRUESE
Adresa: Rruga “Shyqyri Bërxolli”, Pallati Aurora, Kati 7, Tiranë, Shqipëri

Afati për dorëzimin e aplikimeve është deri më 05/01/2025, ora 23:59. Vetëm aplikimet e pranuara brenda këtij afati do të merren në shqyrtim.

Për më shumë informacion mbi kërkesat dhe përmbajtjen e dokumentacionit të tenderit, ju lutemi të na kontaktoni në adresën e e-mailit të mësipërm ose referohuni Termave të Referencës të publikuara këtu në këtë website.