Komentet te Thirrje interesi për Asistent Zyre dhe Projekti Janë të Mbyllura
Thirrje interesi për Asistent Zyre dhe Projekti
Qendra për Aftësi Konkurruese (anglisht: Centre for Competitive Skills), kërkon të punësojë një Asistent Zyre dhe Projekti, sipas specifikimeve të më poshtme.
Përshkrimi i punës dhe përgjegjësitë:
Menaxhimi i dokumentacionit të përditshëm të zyrës, përfshirë arkivimin dhe përgatitjen e materialeve të ndryshme.
Planifikimi dhe organizimi i takimeve të brendshme dhe të jashtme, duke përfshirë përgatitjen e agjendave dhe marrjen e shënimeve.
Mbështetja e stafit të projektit dhe drejtuesve të zyrës në detyra administrative dhe operacionale.
Ndihmon Koordinatorin e Programit në zbatimin e aktiviteteve të projektit, duke përfshirë planifikimin, logjistikën, monitorimin dhe vlerësimin.
Ndihmon në zhvillimin e raporteve të projektit, propozimeve dhe materialeve të tjera të shkruara sipas nevojës.
Asiston në menaxhimin e platformave tona të rrjeteve sociale (Facebook, Instagram, LinkedIn), duke përfshirë krijimin dhe planifikimin e postimeve, përgjigjen ndaj mesazheve dhe komenteve dhe monitorimin e analizave.
Bashkëpunim me ekipin për të zhvilluar dhe mbajtur marrëdhënie me palët e interesuara, duke përfshirë donatorët, partnerët dhe organizatat e tjera.
Detyra të tjera që mund t’i caktohen për mbarëvajtjen e punëve në zyrë, projekteve, si dhe menaxhimin e rrjeteve sociale.
Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
Diplomë Bachelor në një fushë që i përket përshkrimit të pozicionit (komunikim, shkenca sociale, psikologji, juridik, menaxhim, financë, ose fusha të ngjashme.) ose përvojë pune ekuivalente. Diplomë Master është e preferueshme.
Përvoja e mëparshme në administrim zyre ose role të ngjashme është e preferueshme.
Aftësi të shkëlqyera organizative, menaxhuese dhe të zgjidhjes së problemeve.
Njohuri të mira në përdorimin e platformave të rrjeteve sociale dhe aftësi për të menaxhuar përmbajtje në këto platforma.
Aftësi shumë të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe në anglisht.
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip, për të marrë iniciativa dhe për të menaxhuar shumë detyra njëkohësisht.
Përkushtim ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar në mënyrë efektive nën presion të afateve.
Njohuri mbi programe të ndryshme kompjuterike, kryesisht Microsoft Office, OneDrive;
Kushtet e punësimit:
Ky pozicion është i vendosur në zyrën e CCS-së në Tiranë, dhe përfshin edhe udhëtime në rrethe te ndryshme pjesë e projektit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dërgojnë me e-mail CV-në, si dhe dokumente mbështetëse të kualifikimeve/diplomave.
Afati për të aplikuar për pozicionin e Asistentit të Zyrës dhe të Projektit është data 06 Tetor 2024. CV dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen në adresën e email-it info@competitiveskills.org , nën subjektin “Aplikim për Asistent Zyre dhe Projekti”, ose në zyrën tonë me adresë: në Rr. “Shyqyri Bërxolli”, pallati Aurora, Kati 7, Tiranë Shqipëri, brenda afatit të përcaktuar. Kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen deri më 18 Tetor 2024.