Periudha: 05/2022 – 07/2022
Financuesi: Programi “Rinia dhe Eco-Health”, Kongresi Rinor Kombetar, “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinise 2022”
Më 3 Qershor, Ditën Botërore të Biçikletave, për të festuar dhe nxitur kulturën e përdorimit të biçikletave përmes u organizua festivali “Bike Fest Tirana” në sheshin “Italia”.
Festivali u hap paradite për publikun e gjerë, dhe të gjithë personat e interesuar patën akses në stendat e ndryshme të ofruesve të shërbimeve të biçikletave, panë biçikleta të llojeve të ndryshme (përfshirë dhe ato elektronike), testuan biçikletat e tyre, si dhe shfrytëzuan të gjitha hapësirat që ne vumë në dispozicion për informim lidhur me çiklizmin, shëndetin, si dhe parkuan biçikletat në strukturën e vendosur nga ne.
Aktivitetet kryesore që u zhvilluan në pjesën e parë të ditës përfshinë ndërgjegjësimin e të rinjve të shtatë shkollave të mesme të Tiranës, si dhe studentëve të Universitetit të Tiranës mbi biçikletat, çiklizmin, shëndetin, jetën aktive dhe mjedisin. Ky aktivitet edukues u realizua në bashkëpunim me GIZ Albania dhe Drejtorinë e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTR). Gjithashtu, ne ofruam leksione çiklizmi për të rinjtë dhe të gjithë të interesuarit për të mësuar dhe praktikuar biçikletën.
Pasditja nisi me një pedalim në koristë e biçikletave të Tiranës, si mënyrë ndërgjegjësimi në ditën e biçikletave dhe si mënyrë për të demonstruar rrugët e Tiranës të dedikuara për çiklistë. Pas fjalimit mirëseardhës dhe përshëndetjeve, festivali vijoji deri në mbrëmje vonë me shfaqje me biçikletë nga çiklistë profesionistë, si dhe muzikë me DJ dhe këngëtarë të ndryshëm.