Komentet te Thirrje për shprehje interesi për për krijimin dhe integrimin e seksioneve për kurse online në platformën Qarkonomi.al Janë të Mbyllura
Thirrje për shprehje interesi për për krijimin dhe integrimin e seksioneve për kurse online në platformën Qarkonomi.al
Tiranë, më 10/12/2024
Lënda: Thirrje për shprehje interesi për për krijimin dhe integrimin e seksioneve për kurse online në platformën Qarkonomi.al
Qendra Për Aftësi Konkurruese (anglisht: Center for Competitive Skills – CCS), në kuadër të përpjekjeve për promovimin e ekonomisë qarkulluese, shpall këtë thirrje për ekspert/kompani për:
Ekspert/Kompani për krijimin dhe integrimin e seksioneve për kurse online në platformën Qarkonomi.al
Detajet e pozicionit:
Eksperti/Kompania e përzgjedhur do të jetë përgjegjës për:
Krijimin e një seksioni specifik për ofrimin e dy kurseve online.
Integrimin e përmbajtjes multimediale: video, prezantime PowerPoint, materiale digjitale, quiz-e, etj.
Zhvillimin e funksionalitetit për ndjekjen e progresit të studentëve dhe lëshimin automatik të certifikatave pas përfundimit të kursit.
Optimizimin e materialeve digjitale të trajnimit (ppt, pdf, përmbajtje për web) për një përvojë efikase në platformë.
Kriteret profesionale:
Eksperiencë e dokumentuar në zhvillimin e platformave me përmbajtje mësimore online.
Njohuri të avancuara në dizajnim dhe zhvillim të sistemit për kurse digjitale dhe menaxhim progresi të përdoruesit.
Eksperiencë në integrimin e mjeteve interaktive për përfshirjen e përdoruesve në platforma online.
Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:
CV e përditësuar në gjuhën shqipe ose anglisht.
Kosto e detajuar për secilën nga punët e mësipërme.
Kohëzgjatja e parashikuar për përfundimin e të gjitha përmirësimeve.
Mënyra e punës dhe çdo informacion shtesë që mund të na ndihmojë në vlerësimin e ofertës suaj.
Nëse kandidati është subjekt tregtar, duhet të dorëzojë një ekstrakt nga QKB, i cili konfirmon statusin ligjor dhe aktivitetin tregtar.
QENDRA PËR AFTËSI KONKURRUESE Rruga “Shyqyri Bërxolli”, Pallati Aurora, Kati 7, Tiranë, Shqipëri
Afati i fundit për aplikim: 18/12/2024, ora 23:59 Vetëm aplikimet e dërguara brenda këtij afati do të merren në shqyrtim.
Për më shumë informacion mbi kërkesat dhe përmbajtjen e dokumentacionit të tenderit, ju lutemi të na kontaktoni në adresën e e-mailit të mësipërm ose referohuni Termave të Referencës të publikuara këtu në këtë website.