Thirrje për Asistent Zyre dhe Projekti – profil Psikologji/Shkenca Sociale

Thirrje për Asistent Zyre dhe Projekti – profil Psikologji/Shkenca Sociale

Qendra për Aftësi Konkurruese (anglisht: Centre for Competitive Skills), kërkon të punësojë një Asistent Zyre dhe Projekti, me profil psikologji/shkenca sociale sipas specifikimeve të më poshtme.

Përshkrimi i punës dhe përgjegjësitë:

  • Kontribut në hartimin dhe zhvillimin e materialeve që trajtojnë mirëqenien psikologjike, zhvillimin e kompetencave sociale dhe përfshirjen e grupeve të cenueshme.
  • Puna me individë dhe grupe për të mbështetur proceset e edukimit, orientimit në karrierë dhe integrimit social.
  • Mbështetja në zbatimin e aktiviteteve të projektit, duke përfshirë monitorimin dhe vlerësimin, me fokus në aspektet psikologjike dhe sociale.
  • Menaxhimi i dokumentacionit të përditshëm të zyrës, përfshirë arkivimin dhe përgatitjen e materialeve të ndryshme.
  • Planifikimi dhe organizimi i takimeve të brendshme dhe të jashtme, duke përfshirë përgatitjen e agjendave dhe marrjen e shënimeve.
  • Mbështetja e stafit të projektit dhe drejtuesve të zyrës në detyra administrative dhe operacionale.
  • Ndihmon Koordinatorin e Programit në zbatimin e aktiviteteve të projektit, duke përfshirë planifikimin, logjistikën, monitorimin dhe vlerësimin.
  • Ndihmon në zhvillimin e raporteve të projektit, propozimeve dhe materialeve të tjera të shkruara sipas nevojës.
  • Asiston në menaxhimin e platformave tona të rrjeteve sociale (Facebook, Instagram, LinkedIn), duke përfshirë krijimin dhe planifikimin e postimeve, përgjigjen ndaj mesazheve dhe komenteve dhe monitorimin e analizave.
  • Bashkëpunim me ekipin për të zhvilluar dhe mbajtur marrëdhënie me palët e interesuara, duke përfshirë donatorët, partnerët dhe organizatat e tjera.
  • Detyra të tjera që mund t’i caktohen për mbarëvajtjen e punëve në zyrë, projekteve, si dhe menaxhimin e rrjeteve sociale.

Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:

  • Diplomë Bachelor në një fushë që i përket përshkrimit të pozicionit (psikologji, shkenca sociale, punë sociale, edukim, ose fusha të ngjashme) ose përvojë pune ekuivalente. Diplomë Master është e preferueshme.
  • Eksperienca në punën me grupe të ndryshme shoqërore dhe trajtimin e çështjeve psikologjike dhe sociale është e preferueshme.
  • Përvoja e mëparshme në administrim zyre ose role të ngjashme është e preferueshme.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, menaxhuese dhe të zgjidhjes së problemeve.
  • Njohuri të mira në përdorimin e platformave të rrjeteve sociale dhe aftësi për të menaxhuar përmbajtje në këto platforma.
  • Aftësi shumë të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe në anglisht.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip, për të marrë iniciativa dhe për të menaxhuar shumë detyra njëkohësisht.
  • Përkushtim ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar në mënyrë efektive nën presion të afateve.
  • Njohuri mbi programe të ndryshme kompjuterike, kryesisht Microsoft Office, OneDrive;

Kushtet e punësimit: 

Ky pozicion është i vendosur në zyrën e CCS-së në Tiranë, dhe përfshin edhe udhëtime në rrethe te ndryshme pjesë e projektit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dërgojnë me e-mail CV-në, si dhe dokumente mbështetëse të kualifikimeve/diplomave.

Afati për të aplikuar për pozicionin e Asistentit të Zyrës dhe të Projektit është data 23 Shkurt 2025. CV dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen në adresën e email-it info@competitiveskills.org , nën subjektin “Aplikim për Asistent Projekti”, ose në zyrën tonë me adresë: në Rr. “Shyqyri Bërxolli”, pallati Aurora, Kati 7, Tiranë Shqipëri, brenda afatit të përcaktuar. Kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen deri më 28 Shkurt 2025.