Lënda: Thirrje Interesi për pozicionin e “Marketing dhe dizajn”, në ndihmë të realizimit të projektit “Rritja e aftësive të të rinjve për t’u integruar në arsim profesional dhe punësim” mbështetur nga UNICEF, e financuar nga qeveria italiane.
Referenca e projektit: “Rritja e aftësive të të rinjve për t’u integruar në arsim profesional dhe punësim”, Qendra për Aftësi Konkurruese, numri i kontratës: ALB/PCA/202233/PD202245, Datë: 14/07/2022
Në kuadër të projektit “Rritja e aftësive të të rinjve për t’u integruar në arsim profesional dhe punësim”, me numër kontrate ALB/PCA/202233/PD202245, organizuar në kuadër të programit “Qendro” mbështetur nga UNICEF, e financuar nga qeveria italiane, Qendra për Aftësi Konkurruese (anglisht: Centre for Competitive Skills), shpall njoftim për vend pune në pozicionin:
MARKETING DHE DIZAJN
Pozicioni i punës: Ekspert marketingu dhe dizajni me përvojë për të zhvilluar dhe implementuar strategji kreative dhe efektive të marketingut dhe promovuar online aktivitetet që do të realizohen përgjatë 12 fundjavave në rrethet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë dhe Shkodër, në muajt shtator 2022 deri në korrik 2023.
Eksperti duhet të ketë në dispozicion të gjitha mjetet e punës aparat celular dhe kompjuter/laptop në funksion të dizajnëve që do të realizojë, dhe do të impenjohet në:
Kriteret profesionale të ekspertit të kërkuar (Termat e Referencës) janë si në vijim:
Dosja e plotë e aplikimit duhet të përmbajë:
Procedurat e aplikimit:
Aplikimet mund të jenë në shqip ose anglisht. Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë aplikimet e tyre në adresën e emailit: info@competitiveskills.org, ose pranë zyrave të organizatës, ku oferta të jetë e vendosur në një zarf të mbyllur, ku të specifikohet:
për projektin “Rritja e aftësive të të rinjve për t’u integruar në arsim profesional dhe punësim”, në adresën e mëposhtme:
QENDRA PËR AFTËSI KONKURRUESE
Adresa: Rruga “Sulejman Pasha”, pallati 70/1, kati 2, Tiranë, Shqipëri
Aplikimet pranohen deri më 21.09.2022, brenda orës 16:00. Do të shqyrtohen vetëm aplikimet që mbërrijnë brenda këtij afati.
Për më shumë informacion mbi dosjen e plotë të tenderit si dhe kërkesave dhe afateve të kohëzgjatjes së kontratës, referojuni Termave të Referencës së publikuar këtu në website, apo kërkoni një informacion më të plotë rreth dosjes së tenderit në adresën elektronike në vijim: info@competitiveskills.org.