Tiranë, më 15.12.2025
Lënda: Thirrje Interesi për ofrimin e shërbimeve të akomodimit me mëngjes dhe darkë në kuadër të projektit “Bazat për sukses: Fuqizimi i të rriturve përmes aftësive themelore”
Referenca e projekti: “Bazat për sukses: Fuqizimi i të rriturve përmes aftësive themelore”, Qendra për Aftësi Konkurruese, Bashkia Tiranë, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga PNUD Shqipëri, Zyra Publike Suedeze e Punësimit dhe Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FSHDPAK), në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA).
Në kuadër të projektit “Bazat për sukses: Fuqizimi i të rriturve përmes aftësive themelore”, Qendra për Aftësi Konkurruese (anglisht: Centre for Competitive Skills) shpall thirrjen për ofrimin e shërbimeve të akomodimit, përfshirë mëngjesin dhe darkën për periudhën janar – maj 2026, për pjesëmarrësit e aktivitetet e trajnimit dhe workshop-it që do të zhvillohen.
Shërbimet do të ofrohen për një total maksimal prej 22 personash, sipas kategorive të mëposhtme të dhomave:
Akomodimi duhet të përfshijë fjetje, mëngjes dhe darkë.
Shërbimet do të ofrohen sipas një kalendari të përcaktuar nga CCS, në bazë të ditëve dhe numrit të pjesëmarrësve për secilin aktivitet gjatë periudhës janar – maj 2026. Sasia e përmendur është maksimale dhe e shpërndarë në disa aktivitete, sipas nevojave të projektit.
Procedurat e aplikimit:
Aplikimet duhet të jenë në shqip ose anglisht dhe të përmbajnë ofertën financiare. Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë aplikimet e tyre në adresën e emailit: info@competitiveskills.org, ose pranë zyrave të organizatës, ku oferta të jetë e vendosur në një zarf të mbyllur, ku të specifikohet:
për projektin “Bazat për sukses: Fuqizimi i të rriturve përmes aftësive themelore”, në adresën e mëposhtme:
QENDRA PËR AFTËSI KONKURRUESE
Adresa: Rruga “Shyqyri Bërxolli”, pallati Aurora, kati 7, ap.28, Tiranë, Shqipëri
Aplikimet pranohen deri më 15.01.2026 brenda orës 15:00. Do të shqyrtohen vetëm aplikimet që mbërrijnë brenda këtij afati.
Për më shumë informacion mbi dosjen e plotë të tenderit si dhe kërkesave dhe afateve të kohëzgjatjes së kontratës, referojuni Termave të Referencës së publikuar këtu në website, apo kërkoni një informacion më të plotë rreth dosjes së tenderit në adresën elektronike në vijim: info@competitiveskills.org.